GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie…

18:05 - 24/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ka dyshime të forta se erdhi nga Britania e Madhe. Ky rezultat ka dalë nga policia e Lezhës, pas një analize të gjatë mbështetur dhe në prova të forta, të administruara prej 5 ditësh që po kryhen hetime intensive me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për policinë kriminale, vrasja lidhet me gjakmarrjen, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pistën e eliminimit, për motive politike apo konkurrencë në biznes. Ndërkohë grupi i hetimit, ka shpresa për gjetjen e motorit tip “Skuter”, pasi dyshohet se mjeti është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës.

Deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë. Ndërsa autori i krimit është larguar me makinë në drejtim të Shkodrës.

“…dalja në skenë e një motori dhe drejtuesi i tij me jelek fosforishent në zonën e Bushatit të Shkodrës, nuk ka rezultuar produktiv për ngjarjen…”-thanë burimet pranë policisë së Lezhës.

Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen. Dy italianë janë shoqëruar në policinë e Lezhës, por hetuesit nuk janë bindur se dy të huajt kanë lidhje me vrasjen e Nikulaj.

Por prezenca e anglezit në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se anglezi, ka lidhje me ngjarjen.

Këto dyshime janë përforcuar akoma dhe më tepër nga policia, kur është mësuar në rrugë operative, se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj.

Burime pranë policisë së Lezhës, thanë për “Ora News” se shtetasi Anglez, ishte herë e parë që vizitonte Shqipërinë, duke u dislokuar në zonën e Shëngjinin, pikërisht shumë pranë Bar-Restorant “Coral”, ku dhe ka qëndruar për të konsumuar.

Qëndrimi i tij në këtë zonë ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit.

Policia dhe prokuroria e Lezhës, kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë personi, që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Shtetasi anglez, sipas informacioneve operative të mbledhura nga policia e Lezhës, është shok fëmijërie dhe lidhje e ngushtë shoqërore në Angli, me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj.

Burimet shtojnë, se si pasojë e gjakmarrjes mes këtyre dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 5 persona, ku i fundit është biznesmeni Ardian Nikulaj.

Për të hedhur më tepër dritë mbi rolin e anglezit në këtë ngjarje, policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe ti sekuestrohet aparati i telefonit.

Në Angli janë dërguar rreth 10 pyetje që ti bëhen shtetasit Anglez, për veprimet e dyshimta që ai ka kryer në Shqipëri.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.

Por në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë./OraNews/

Etiketa: Ardian NikulajKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Para
Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarr

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com