Një mjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Memëlisht.
Drejtuesi i mjetit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe 1 fëmijë kur mjeti ka marrë flakë.
Fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti i cili u dogj totalisht.
“Rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.
Discussion about this post