GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Banorët e Yzberishtit- Këlliçit: Vota për ty, jo për lali zdromsin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Yzberishtit- Këlliçit: Vota për ty, jo për lali zdromsin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me investimet publike.

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.

Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S`jam i kënaqur hiç. Paguaj 18 mijë lekë taksë gjelbërimit lali Erit, është me fakt kjo jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”, u shprehën disa banorë të Yzberishtit.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë  e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, tha Këlliçi.

Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje.

I moshuari u shpreh se në  çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.

“Po e paguajmë ujin, trefish, katërfish. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjot!”, tha i moshuari.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: “E paguan trefish e katërfish, dhe ujë nuk ke. Kurse, Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”.

Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.

“Në darke të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte KESH-i paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harro, se kur të fitosh do të zej derën e bashkisë”, u shpreh qytetari.

Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi.

 

Etiketa: KelliciKryesore1votazdromsi

Lajme të lidhura

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
A është penduar Olta që la shtëpinë e BBVIP?

A pendohesh pse le BBVIP? Olta: Aq e kisha në kontratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26

Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivabella...

Lexo më shumë
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com