GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i SMS-ve/ Mirlinda e AKSHI-t firmos pa garë 8 MLN € për firmat pa licencë

12:13 - 25/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky tender u bë objekt diskutimi

Ky tender u bë objekt diskutimi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Të shpenzosh 8 milionë euro për SMS, është çudi që vetëm nga Mirlinda e AKSHI-t mund ta prisnim. Ky tender u bë objekt diskutimi dhe u kritikua gjatë nga ekspertët e ekonomisë dhe ata të tenderëve, për paratë që po vidheshin dhe parregullsitë në kontrata. Por, Mirlinda Karçanaj vazhdoi me programin e saj dhe 8 milionë euro nga buxheti i shtetit përfunduan në duart e miqve të saj.

Tenderi është  mbyllur para disa javësh, por vetëm me datë 18 prill 2023, AKSHI është kujtuar ta regjistrojë në buletin e APP. Ndërkaq, në këto dokumente tregohen shkeljet e Mirlindës dhe skema e përvetësimit të fondit.

Së pari, kemi të bëjmë mungesë konkurrence, pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy palë, fituesit dhe kompania “ONE ALBANIA” e cila nuk ka dhënë ofertë.

Kështu mbeti e vlefshme vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “1 UP LABS” dhe “H O R I Z O N”, të cilat kanë paraqitur ofertën me vlerë 7.8 milionë euro, sa 97% e fondit limit, fakt të cilin ligji për prokurimet nuk e lejon. Por, pavarësisht kësaj, Mirlinda ka shpallur fituese pa garë fare dy firmat në fjalë.

Konkretisht  “1 UP LABS” në pronësi të Enjan Gazhgës dhe HORIZON në pronësi të Enea Buzit dhe ortakëve të tij nga Qipro. 8 milionë euro që duhet të aktivizojë dërgimin e SMS-ve në rastet e regjistrimit për herë të parë në shërbimet e-Albania apo në çdo rast tjetër kur është i nevojshëm autentifikimi me 2 faktorë, ku një SMS vjen në celularin e përdoruesit me një kod të caktuar.

Vetëm për këtë shërbim, që supozohej të ishte brenda kostove të vetë programit e-Albania, Mirlinda zhvilloi këtë aferë.

Firmat la licencë

Më tutje bie në sy se të dyja firmat fituese nuk disponojnë licencë për këtë shërbim. Më saktë, nga një kontroll i të dhënave të publikuara nga “open corporate” rezulton se këto dy kompani nuk janë të pajisura me asnjë lloj licence.

Por, pavarësisht që firmat nuk e plotësojnë këtë kriter kaq të rëndësishëm, ata kanë fituar edhe më parë tenderë të tjerë të ngjashëm.

Kujtojmë se AKEP ka zhvilluar në maj të vitit 2021 tenderin me objekt “Shpenzime për mirëmbajtje dhe zhvillim, faqe elektronike dhe hostim, shpenzime për licenca vjetore antivirus dhe certifikatë sigurie”. Tenderi është mbyllur në datë 06-05-2021, pra rreth 10 ditë ka qenë e mundur që të priten ofertat.

Por, me sa duket AKEP nuk kishte nevojë të priste oferta sepse e kishte vendosur fituesin me kohë dhe ishte firma  “1UP LABS”. Edhe në atë kohë nuk u mor në konsideratë fakti që kjo firmë nuk ka licencë.

Edhe tani pas dy vitesh askush nuk iu kërkon llogari këtyre kompanive që ushtrojnë aktivitetin në procedura tenderuese duke qenë të pa licencuara.

Lexo edhe: Absurd AKSHI/ Tender 7 mln euro për SMS, fituesi nuk është operator celular

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAKSHIfituesmirlinda karcnajpa garepa licencetendertenderi i sms

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
UEFA është që gati të përjashtojë Juven nga kupat europiane

UEFA është që gati të përjashtojë Juven nga kupat europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com