GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nga punonjësit e Veliajt, te zyrtarët e Sigurimeve dhe Arsimit/ 20 profile që përdorin Aktiv1st-in

15:20 - 25/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga punonjësit e Veliajt, te zyrtarët e Sigurimeve dhe Arsimit/ 20 profile që përdorin Aktiv1st-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa jemi në kohë fushate, vartësit e kryebashkiakëve dhe jo vetëm, po “luftojnë” me kohën që të sigurojnë pikët që ua llogarit programi “Aktiv1sti”. Sot janë publikuar nga eksperti i IT, Gent Progni, 20 profile të punonjësve të Administratës që përdorin këtë platformë për t’u bërë “share”, koment dhe “like” postumeve të shefave të tyre.

Nga këto të dhëna shohim se përdorues të “Aktiv1st” janë punonjës bashkie, të ISSH, punonjës të zyrave arsimore dhe ministri. Por, së pari duhet të sqarojmë se pozicionet e tyre të punës janë gjetur në listën e pagave që u publikuan në vitin 2021 dhe niveli i pikëve është marrë nga lista e fundit me të dhënat e Aktiv1st, çka do të thotë se ata kanë grumbulluar më shumë pikë nga çdo të shfaqim më poshtë.

I pari shihet në video Ermal Kapllanaj, i cili rezulton të jetë Shefi i Policisë Bashkiake të Tiranës. Kapllanaj është përfshirë edhe në skandale të tjera. Në vitin 2018 në një publikim mediatik raportohej shqetësimi i një qytetareje mbi zhurmën e përnatshme që vinte nga ky lokal. Por, policia nuk ndërhynte për të shpëtuar banorët nga zhurma e madhe, pasi lokali  Anarkia” ishte në pronësi të Shefit të Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj dhe një polici tjetër.

Prandaj, sikur shohim se deri në përditësimin e para disa javëve Kapllanaj ka mbledhur 21 pikë duke i bërë share postimeve të Veliajt, Madje sikur duket në foto, ai shpërndan çdo foto të aktivisteve që bënë kryebashkiaku dhe komenton në to.

Vartësit e Gledjan Llatjas

Po kaq të flaktë dhe të përkushtuar për t’i bërë reklamë shefit të tyre janë edhe punonjësit e Bashkisë Elbasan. Madje në kohën kur është publikuar lista ata kishin numrin më të lartë të pikëve, por nuk e dimë se si ka ndryshuar situtata më çeljen e fushatës zgjedhore.

Përmendim nga ky grup i Glejdan Llatjas, profilin e Ariatik Qosja, i cili rezulton të jetë punonjës në Bashkinë Elbasan. Ai ka mbledhur mbi 30 mijë pikë  dhe përveç se shpërndan postes e kryebashkiakut, i shoqëron ato me ndonjë përshkrim pikant.

Njësoj vepron dhe kolegia e tij Dorina Rroseni, e cila me sa duket do ketë marrë ndonjë kritikë, pasi kishte mbledhur asaj kohe diku te 27 mijë pikë. Dhe administratorët e Aktiv1st u “tërheqin” veshin atyre që janë mbrapa me pikë dhe nuk i kanë rritur sa duhet klikimet dhe “reachet” kryebashkiakut Llatja.

Edhe kolegia tjetër e tyre Lorena Haxhiymeri është një nga përdorueset e rregullta të “Aktiv1st”, ajo shpërndan edhe postimet e deputetëve të zonës, jo vetëm të kryebashkiakut. Kështu mbledhë më shumë pikë dhe e marrin me sy të mirë.

“Aktiv1stët” e Arsimit

Lufta për të mbajtur vendet e punës bëhet edhe në zyrat arsimore. Kështu në këtë listë nuk mungoj as punonjësit e këtyre institucioneve. Ndër ta përmendim Sokol Çelanjin, i cili rezulton të jetë punonjës in Qendrës Ekonomike të Arsimit dhe ka arritur të mbledhë  më shumë se 25 mijë pikë.

Po në këtë sektor kemi si përdoruese të Aktiv1st edhe Antoneta Sutën, e cila punon në Zyrën Vendore Arsimore Lezhë.

Ndërsa këtë listë shohim edhe nga institucionet në Fier të cilët ngrenë në piedestal Sokol Ballën me komentet e vazhdueshme dhe përshkrimet përmes postimeve në Facebook. Përmendim nga këta Enri Lulajn, i cili është drejtor at Qendra Multifunksionale Horizont Bashkia Fier,.

Gjithashtu në video shihen edhe punonjës të Kuvendit, apo të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Me pak fjalë qeveria “Rama” i ka angazhuar të gjithë punonjësit e Administratës te “Aktiv1st”, prandaj detyrat që iu takojnë i bëjnë shkele e shko.

Lexo edhe: “Ushtria” e PS-së/ Zbardhen emrat e Aktiv1st, 90% punojnë në Administratë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: administrataAktiv1starsimiErion Veliajgent Prognivartes

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Taçit, 12 për ish truprojën

Dënohen 21 vite burg në total kunati dhe shoferi i Rezart Taçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com