GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët kanë ikur, në Durrës marrin punëtorë të huaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët kanë ikur, në Durrës marrin punëtorë të huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit autoritetet e migracionit në Durrës kanë lëshuar 312 leje qëndrimi për motive pune, ndërsa po trajtojnë kërkesa të tjera.

“Durrësi prej dy vitesh po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Shumë hotele dhe subjekte kanë probleme gjatë sezonit të plotësojnë kërkesat e duhura për punonjës dhe shumë hotele kanë nisur të marrin dhe staf nga shtete si Turqia, Filipinet dhe Maqedonia“, Blerim Norja, menaxher turizmi.

“Përveç pagës, ka dhe kosto dokumentacioni e rruge që shkojnë 600-1000 euro për person, plus u ofrohet dhe akomodim e ushqim. Pra çdo biznes ka një kosto 20-30% më të lartë se një punëtor vendas.

-Po standarde më të mira shërbimi kush ofron?

-Standardet deri tani kanë qenë më të mira nga punonjësit e huaj, kjo ndoshta dhe nga kultura që kanë në turizëm, po ne preferojmë punonjësit vendas.” Në mungesë të fuqisë punëtore, që vijon të largohet nga vendi apo të shfaqet e painteresuar, operatorët turistikë janë detyruar t’i drejtohen tregjeve të huaja të punës. Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik çelet në maj, turistët e huaj i ndesh kudo në qytet dhe bregdet.

“Është kaq këndshëm këtu. Vijmë nga Suedia për të luajtur bridge dhe njohur e shijuar vendin. Është hera ime e dytë dhe u ktheva me shumë të tjerë. Njerëz miqësorë, edhe në hotel. Vendi shumë i bukur, ushqimi fantastik dhe këto objekte antike që na mësojmë se ka shumë histori ky vend”, tha turistja.

“Është hera ime e parë në Shqipëri. Bukur, po më duket vend i varfër. Gjithsesi është dita e parë dhe nuk kam parë ende shumë gjëra”, tha turistja. Me shtimin e turistëve, rritet edhe nevoja për shërbime të kualifikuara, të cilat së bashku me infrastrukturën mbeten elementët më të rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend./TCH/

Etiketa: ikurkaneshqiptaret

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Luizi-Jorit: Do bëj çmos që ti të jesh në finale

Luizi: Unë jam këtu prej Kiarës! Falë dashnisë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com