GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Stano: BE-ja e ka parasysh votën e Serbisë kundër Kosovës në KiE

në Bota, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç nuk ndryshon: Nuk do lejojmë hyrjen e Kosovës në KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën se, janë në dijeni se, Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, porse nuk ka dashur të përgjigjet nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndonëse u pyet disa herë nga gazetarët, zëdhënësi i BE-së tha shkurt se, “janë në dijeni për atë që ndodhi në Këshillin e Evropës”.

Stano: E kemi parasysh atë që ndodhi në Këshillin e Evropës

“Mund vetëm të kujtoj se e kemi parasysh votimin dhe atë që ndodhi dje në Këshillin e Evropës, dhe po fokusohemi në pikat si lehtësues të dialogut Prishtinë-Beograd për pikat që u përpoqa t’i numëroj shkurt pak më parë”, tha ai.

Ani pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, BE-ja konsideron se ajo është e detyrueshme.

Stano: Diskutimet për nënshkrimin e marrëveshjeve janë krejtësisht të kota

“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.

I pyetur nëse BE-ja sheh ndonjë lloj përputhje kohore dhe ngjashmëri mes asaj që po ndodh në aspektin e bojkotit të partisë Lista Serbe në Kosovë dhe asaj që po ndodh në Bosnje dhe Hercegovinë, Stano tha se nuk do të bënte ndonjë lidhje.

Stano: Nuk do të bëja ndonjë lidhje mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës

“Në pyetjen e dytë, unë nuk do të bëja ndonjë lidhje ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe asaj që po ndodh në dialogun Kosovë-Serbi, këto janë dy çështje të ndryshme që trajtohen në mënyra të ndryshme”, u shpreh ai.

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Ndërsa sot (e martë) vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Etiketa: KosoveSerbiStano

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
Bayern synon blerjen e bomberit të Serisë A

Bayern synon blerjen e bomberit të Serisë A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26

Adrion Pajaziti lë gjurmën e tij me skuadrën e Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë...

Lexo më shumë
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com