GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj anuloi tenderin 400 mln lekë se nuk ka oferta/ Dy denoncime mbërrijnë në KPP

11:41 - 26/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mashtron hapur me tenderët publikë dhe paracakton fituesit. Këtë radhë një mungesë koordinimi me kreun e KPP, 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mashtron hapur me tenderët publikë dhe paracakton fituesit. Këtë radhë një mungesë koordinimi me kreun e KPP, 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mashtron hapur me tenderët publikë dhe paracakton fituesit. Këtë radhë një mungesë koordinimi me kreun e KPP, Jonaid Myzyrin, e ka nxjerrë zbuluar prapaskenën e Lali Erit me tenderin e dyshimtë për blerje materialesh pastrimi.

Rrallë ndodh që të anulohen tenderët nga Bashkia Tiranë, sepse gjithmonë i jep në vlera të larta dhe të gjithë kompanitë turren të fitojnë. Dhe së dyti, pavarësisht shkeljeve të shumta askush nuk i kërkon llogari Lali Erit.

Anulimi i tenderit

Por, si për çudi, këtë herë është anuluar tenderi më objekt “Blerje materiale pastrimi” i hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publik, në varësi të Bashkisë Tiranë. Ky tender ka fondin limit me vlerë 400 milionë lekë, para që firma furnizuese do t’i donte në arkën e vet.

Por, në mënyrë të paqartë Veliaj e ka anuluar këtë tender. Sipas të dhënave, gara është hapur më 25 janar 2023 dhe me datë  12 prill 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publik e ka anuluar procedurën. Në fakt, anulimi është bërë publike një javë më pas, me datë 18 prill 2023, sigurisht në shkelje të ligjit.

Ndërkaq, në këtë njoftim shkruhet se shkak për anulimin është bërë mungesa e ofertave të përshtatshme. Dhe në këtë pikë duket sikur Veliaj më në fund ka bërë një vlerësim ofertash sipas rregullit.

Denoncimet

Por, jo çështja është më e thellë se kaq. Me sa duket Veliaj nuk ka mundur t’ia fal tenderin firmës që kishte paracaktuar dhe e ka pezulluar procesin. Kujtojmë se kështu bëri edhe me tenderin e vlerjes së pemëve.

Për tenderin e “materialeve të pastrimit” janë bërë dy denoncime, nga dy firma që kanë pasur interes për prokurimin. Të dy denoncimet janë bërë me datë 19 prill 2023, pra një ditë pasi kanë marrë vesh që procedura është anuluar. Edhe pse theksojmë sërish që, Veliaj e kishte anuluar tenderin që më datë 12 prill.

Por kujt i prishi qefin Lai Eri? “Pastrime Silvio” SHPK në pronësi të Bule Allmuçës është një firmë e njohur për miliardat që përfiton nga tenderët pa garë “të pastrimit”, më së shumti nga Ministria e Shëndetësisë dhe bashkitë në jug. Edhe nga Bashkia Tiranë kjo firmë gëzon disa prokurime, por me sa duket qenkan prishur marrëdhëniet me Lali Erin dhe ky i fundit nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e saj.

Madje, oferta e paraqitur është skualifikuar pa ndonjë arsyetim ligjor. Dhe në këtë ankesë “Pastrime Silvio” SHPK kërkon që Drejtoria të paraqesë pikat që oferta e saj nuk i plotëson.

“Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “Pastrime Silvio” SHPK. Bazuar në nenin 112, pika 4, gërma “b” të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, ku parashikohet se:

 “Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme jo vetëm nga autoriteti ose enti kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar, KPP-ja publikon: b) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar”, thuhet në ankesë.

 

Të njëjtën gjë kërkon Malvina Visoka, e cila ka konkurruar si person fizik dhe pretendon se është përjashtuar nga gara pa të drejtë.

Dy ankesa për të njëjtën pikë. Dy denoncime në të njëjtën ditë, Veliaj mbajti të fshehtë pezullimin e tenderit dhe KPP nuk akoma asnjë vendim mbi këtë çështje. Loja e Lali Erit me tenderët e paracaktuar duhet të shënohet në ndonjë dosje të SPAK, se u bënë kohë që prokuroria nuk e ka thirrur, as Lalin as drejtorët e tij, për t’i pyetur si “dëshmitarë” që kanë dijeni për faktet!

Lexo edhe: Veliaj legalizon ndërtimet e oligarkëve, shmangen 740 MLN lekë taksa

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdenocnimErion VeliajKPPobjekte pastrimitendera

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Zhaklina-Kiarës: Mos e bëre fejesën vetëm për lojë?

Zhaklina-Kiarës: Mos e bëre fejesën vetëm për lojë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com