GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rrumbullaku i fal Albert Metanit 370 MLN lekë për “ushqimet e qenve të Policisë”

15:41 - 26/04/23
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrumbullaku i fal Albert Metanit 370 MLN lekë për “ushqimet e qenve të Policisë”

Rrumbullaku i fal Albert Metanit 370 MLN lekë për “ushqimet e qenve të Policisë”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku po vazhdon në gjurmët e paraardhësve të tij, Gledis Nano dhe Ardi Veliu. Jo Drejtori, jo vetëm që nuk po kap kriminelët e rrezikshëm që lëvizin të lirë, por po renditet me zyrtarët e tjerë që bëjnë korrupsion me tenderët.

Së fundmi, kreu i Policisë së Shtetit ka hapur tenderin me objekt “Blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlyshë”, që ka në dispozicion fondi limit me vlerë 371 milionë lekë. Eh, po mos kujtoni se tërë këto lekë do t’u shkojnë qenve! Pjesa e luanit konsumohet përmes abuzimeve në prokurim.

Kontrata është lidhur me datë 11 prill 2023 dhe fituese është firma “Metani Shpk” në pronësi të Albert Metanit.

 

Sikur shihet në dokument nuk ka asnjë firmë tjetër të skualifikuar, apo ofertat të tjera që janë paraqitur. Kjo tregon se tenderi është zhvilluar pa garë fare, duke shkelur rregullin për konkurrencën e lirë.

Këtë lloj tenderi Policia e Shtetit e zhvillon çdo vit, edhe në kohën kur në krye ishte Gledis Nano fitues ishte paracaktuar firma “Metani shpk”.

Kujtojmë se mars të vitit të shkuar Metani përfitoi 47 milionë lekë për të ushqyer qentë e Policisë.

Vlera e këtij tenderi ishte më e ulët, sepse Metani do të ushqente qentë me ushqim krokant me shije gjeli dhe shpendësh vetëm për 2 muaj.

Në dokumente thuhet se ushqimi për qentë ka disa specifika proteinike, ndërkohë që shqiptarët hanë bukë me grurë serb për kafshët.

Metani ka përfituar tenderë të shumtë, edhe nga Bashkia Tiranë përmes firmës tjetër që zotëron, “MILIFAR shpk”. Konkretisht me datë 30 shtator të viti të shkuar ka përfituar tenderin 300 milionë lekë me objekt  “Blerje medikamentesh veterinare”.

Edhe ky tender i është dhënë pa garë dhe mban “Flamurin e kuq” për shkeljet e komisionit të prokurimit. Në fund të vitit ka kjo kompani ka përfituar tenderin me objekt  “Blerje preparate për dezinfektim, dezinfektim dhe deratizim” me vlerë 355 milionë lekë. Edhe ky tender i është dhënë pa garë fare. Me të dyja firmat e tij Metani arrin të vjelë miliona nga Thesari i Shtetit çdo vit. Sidomos për ushqimin e qenve. Disa pyetje mbeten në fund: Ku janë këta qenë të specializuar? Sepse kur ra tërmet nuk ndihmuan të zbuloheshin të plagosurit dhe viktimat nën rrënoja. Sa qenë ushqehen me 371 milionë lekë?!

Lexoni edhe: Veliaj hedh 900 mln lekë për asfalt, ia fal tenderin dajës së Ilir Metës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimMetanirrumbullakumtenderushqim per qente

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Çmendet” 52-vjeçari, godet me gurë vëllain

Detyroi një vajzë të drogohej, arrestohet krutani (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com