Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj pasuron Gigor Jotin me tenderë të paligjshëm. Së fundmi, Mirlinda i ka bërë dhuratë Jotit 1 milion euro pa garë fare. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i rrjetit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.
Për këtë projekt është lënë në dispozicion fondi limit me vlerë 1 milion euro. Kontrata është mbyllur me datë 11 prill 2023 dhe në këtë proces vërehen disa shkelje ligjore.
Në dokument shihet se nuk ka firma të skualifikuara, pasi ofertuese e vetme ka qenë firma “Infosoft Systems” sh.p.k, në pronësi të Grigor Jotit. Me një garues të vetëm, pa zhvilluar një garë sikur e kërkon ligji dhe pa shqyrtim të dokumenteve, AKSHI ia ka dhuruar tenderin Jotit.
Ndërsa më poshtë vëmë re se oferta e tij ishte gjithashtu ne vlerë rreth 1 milion euro, pra gati sa 98% e fondit limit. Ndoshta vetëm prej këtij fakti duhej që oferta të quhej e papërshtatshme dhe tenderi të anulohej. Por, Karçanaj nuk ka ecur asnjëherë sipas ligjit, ajo vepron sipas planeve, në kërtë rast me mikun Joti. Kështu, 1 mln euro për mirëmbajtjen e një sistemi po abuzohen në ditën me diell, ndërsa instancat e kontrollit apo organet hetimore janë mpirë.
Përvetësimi i supertenderit 800 MLN lekë
Ndërkohë vetëm pak javë më parë, AKSHI i fali edhe një tjetër tender Grigor Jotit. Në shkelje të ligjit sërish, Joti përfitoi tenderin me objekt “Mirëmbajtje e infrastrukturës Oracle Exadata”, me numër reference REF-59156-02-15-2023. Fondi limit i tij është përcaktuar në shifrën 70,912,800 lekë të reja pa TVSH ose rreth 850 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Në dokumente tregohet qartë që edhe ky tender ka patur konkurrencë të cunguar pasi kanë marrë pjesë vetëm dy garues, nga të cilët është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” dhe “DATA LOG”.
Vlera e ofruar prej tyre ka qenë gati 800 milionë lekë përfshirë TVSH. Dhe fituesi janë Grigor Joti me Sokol Sinanin, pronarin e firmës “DATA LOG” . Edhe ky, njësoj si Joti është emër i dëgjuar tek aferat e tenderëve. Ai gjithashtu, njihet si ortak i Ilir Beqajt.
Epo kjo nuk është e papritur! Tashmë dihet që Ilir Beqaj me firmën e tij INTECH+ mirëmban sistemin e AKSHI-t. Kështu i siguron edhe ca para miqve të tij me tenderë. Kemi arsye të besojmë se këto janë vjedhje kolosale (të dy tenderët shkojnë në 1.8 milionë euro) pasi prokurimet janë zhvilluar me shkelje ligjore. Ne si zakonisht, edhe këtë artikull e konsiderojmë një material pune për SPAK-un.
Lexo edhe: Tenderi i SMS-ve/ Mirlinda e AKSHI-t firmos pa garë 8 MLN € për firmat pa licencë
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post