GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i kthehet mashtrimit për trenin elektrik, asnjë hap që nga premtimi i 2018-s

15:38 - 27/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i kthehet mashtrimit për trenin elektrik, asnjë hap që nga premtimi i 2018-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës iu kthehet mashtrimeve të vjetra elektorale. Ujë të pijshëm 24 orë, shtim të gjelbërimit dhe më shumë pastërti në kryeqytet, janë premtimet që Erion Veliaj bënë kur ka fushatë dhe tani që i përfundon mandati i dytë asnjë prej tyre nuk ka realizuar. Por, kemi edhe një tjetër projekt me të cilin Veliaj është mburrur dhe na e ka prezantuar si në përralla. Saqë duke parë punët që bën kryebashkiaku, askush nuk e beson dhe duket “utopike”. Bëhet fjalë për trenin elektrike, që Veliaj e premtoi në vitin 2018, jemi në 2023 dhe akoma nuk ka asnjë hap konkret drejt këtij plani.

Në 23 korrik të vitit 2018 Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, vendosi një instalacionit të lokomotivës me avull tek Ish-stacioni i trenit në Tiranë. Dhe nga aty premtoi se banorët e kryeqytetit shumë shpejt do të udhëtojnë me tren drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit.

“Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”, u shpreh Veliaj në vitin 2018.

Bulevardi i Ri, 23 korrik 2018

Në atë kandidaturë ky premtim mbeti në letër dhe qytetarët e Tiranës vazhdojnë të shohin vetëm instalcionin e vendosur tek Bulevardi i Ri, por jo ndonjë shenjë të trenit të famshëm elektrike. Kështu përralla për shumë vite mbeti në qoshe dhe u harrua.

Askush nuk foli më për të, as si “ëndërr” e dëshirë nuk u tregua më.

Por, jemi në vitin 2023, pas 5 vitesh dhe kjo gënjeshtër ngriti kryet sërish. Në prag zgjedhjesh për kryebashkiak, përralla vazhdoi nga e para. Veliaj po e premton sërish në fushatën elektorale “Trenin Elektrik”.

Bashkë me ministren e Infrastrukturës ai ka premtuar se  linja e re hekurudhore Tiranë – Rinas – Durrës,  ku do të funksionojë treni elektrik, do të përfundojë në vitin 2024

“Nuk e kisha menduar se do ia mbërrinim kësaj dite, por fakti që çunat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme nga Durrësi deri në portat e Tiranës, është vërtet mbresëlënëse. Ne në Tiranë nuk do të vazhdojmë me të pesta këto platforma dhe trase. Por vetëm më një trase të trenit elektrik.

 Do të kemi edhe tre stacione të tjera, te ‘Josif Pashko’, te ‘Jordan Misja’ dhe në fund të Bulevardit të Ri, ose siç quhen ndryshe ‘city stations’. Për të gjithë ata që kanë një shqetësim nëse do të ketë mallra, i siguroj se jo, nuk do të ketë mallra”, u shpreh Veliaj ditën e sotme.

 

Tiranë, 27 prill 2023

Në fakt kanë kaluar vite por faktet në terren tregojnë që ende nuk ia kemi arritur asaj dite. Pasi janë bërë vetëm disa punime në stacionin e vjetër në Durrës. Vetëm sa është prishura hekurudha e vjetër dhe është sheshuar vendin për hekurudhën e re.

Por, vetëm kaq punime janë bërë që nga viti 2018 kur filloi kjo përrallë. Ndërsa, brenda Tiranës, do të vijë vetëm një trase e trenit elektrik.  Por, në kryeqytet nuk ka ende punime për të ndërtuar stacionet e trenit.

Epo përralla po përsëritet, dhe kur diçka përsëritet pa asnjë risi bëhet e mërzitshme. Ndërsa premtimi i Veliajt tashmë valvitet qartë si gënjeshtra e radhës elektorale!

Lexo edhe::Veliaj anuloi tenderin 400 mln lekë se nuk ka oferta/ Dy denoncime mbërrijnë në KPP

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDurrësErion Veliajmashtrimepremtime elektoraleTiranetreni elelktrikZgjedhje

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Chelsea/ Shumë lojtarë në merkato, nga këta dhe emra të rëndësishëm

Chelsea kërkon të blejë “problematikun” e Bundesligës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com