GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bleu 8-vjeçarin në Tiranë”, detaje për trafikantin shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bleu 8-vjeçarin në Tiranë”, detaje për trafikantin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar detaje tronditëse mbi një shtetas shqiptar, të shumë kërkuar e të arrestuar së fundmi nga autpritetet e vendit fqinj, i cili akuzohet se ka blerë një fëmijë vetëm 8 vjeç, e ka dërguar atë në Greqi dhe e ka përdorur për të lypur në rrugët e Athinës.

Ky është rasti i një 56-vjeçari shqiptar, të identifikuar si Kujtim Demiri, i cili bleu një minoren në Shqipëri për ta shitur më pas atë në tregun e zi. Konkretisht, autoritetet greke morën disa ditë më parë një njoftim ndërkombëtar në kërkim të rëndësishëm nga ‘Interpol Albania’, ku dhe kanë reaguar menjëherë për zbardhjen e këtij krimi.

Urdhër arresti ndërkombëtar kishte të bënte me një 56-vjeçar, i cili ishte dënuar në vendin e tij me 15 vjet burg për “trafikim të të miturve”. Kur Departamenti i Kërkimeve të Sigurimit të Atikës u njoftua për praninë e 56-vjeçarit në Athinë, mobilizoi menjëherë rrjetin e tij të informacionit për gjetjen e tij.

Kështu, i kërkuari është lokalizuar në Patisia, ku policia e ka vënë në pranga pa asnjë rezistencë. Lidhur me të shkuarën e tij kriminale, burime policore thonë se 56-vjeçari akuzohet se ka “blerë” një fëmijë nga një familje e varfër në Shqipëri, më konkretisht në Tiranë.Ai dyshohet se ka paguar 100 mijë lekë , një shumë që i korrespondon afërsisht 900 eurove.

Më pas, në mënyrë të paligjshme dhe duke ushtruar dhunë, e ka transportuar 8-vjeçarin në Athinë, ku e ka detyruar të lyp në pjesët qendrore të kryeqytetit , për t’i dorëzuar paratë.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në vendin e tij. Megjithatë, për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar.

Etiketa: Kujtim Demiritrafikantin

Lajme të lidhura

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Para
Tentoi ta mbyste teksa flinte, e reja shqiptare shpëton mrekullisht nga ish-bashkëshorti

Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën i mituri shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar Edi Ramën nga burgu, duke i dalë kundër për hartën e re territoriale. Veliaj kërkon...

Lexo më shumë
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com