GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk ka BE pa Serbinë”, Berisha: Akti më antishqiptar i Ramës

13:07 - 28/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka BE pa Serbinë”, Berisha: Akti më antishqiptar i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp të fundjavës edhe deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdoi të bëjë avokatinë e Serbisë.

“Çështja e fundit dhe jashtëzakonisht e rëndësishme ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës në një emision italian se anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa Serbinë është i pakuptimtë.

Kjo është një deklaratë antishqiptare e vasalit të Serbisë, që kërkon të lidhë Shqipërinë pas qerres së Beogradit.

Kjo deklaratë vjen në kundërshtim flagrant me interesat shqiptare të integrimit.

Dy autokratët e Ballkanit, padroni dhe vasali, nuk kanë interesa evropiane.

Kanë interesa të pasurimit të tyre, kurse Aleksandër Vuçiç ka interesa ruse dhe përdor si avokat të shpifur kryeministrin e Shqipërisë, i cili pranon në vasalitet të plotë, t’i thotë Europës se integrimi i Shqipërisë në BE pa padronin e tij nuk ka kuptim. Sikur shqiptarët punojnë për serbët dhe jo për integrimin e tyre në Europë.

Integrimi në BE nuk është proces kolektiv, është proces individual për vendet.

Nuk ka akt më antishqiptar, si mundet kryeministri i një vendi të thotë se pa ata, nuk ka kuptim të vijmë ne.

De facto Rama mbron interesat e Kremlinit, mbron Serbinë si prapavijë e agresorëve barbarë rusë, duke insistuar që të mos i kërkohet Serbisë zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, por ta pranojmë Serbinë si prapavijë.

Mirë që nuk thotë që të pranojmë edhe Bjellorusinë.

Nuk ka avokati më të shëmtuar të interesave të Kremlinit se kjo që bën Edi Rama.

PD e dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë dhe fton shqiptarët të qëndrojnë sepse ky është shkelmim i interesave të tyre jetike,” tha Berisha.

 

Etiketa: berishaRamaSerbi

Lajme të lidhura

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit
Aktualitet

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26
”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve
Aktualitet

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

14:48 - 09/02/26
Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje
Aktualitet

Çështja “Balluku”, reagon Bardhi: Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

13:55 - 09/02/26
Para
Banorët i japin para Qetsorit që të dalë nga shtëpia (VIDEO)

Banorët i japin para Qetsorit që të dalë nga shtëpia (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit
Aktualitet

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Rama se po përgatit ndryshime ligjore për të penguar hetimin e korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

14:48 - 09/02/26
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

14:40 - 09/02/26
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla

14:18 - 09/02/26
Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

Çështja “Balluku”, reagon Bardhi: Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

13:55 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com