GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si dy vëllezërit ‘kriminelë’ që shfrytëzuan motrën e tyre (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si dy vëllezërit ‘kriminelë’ që shfrytëzuan motrën e tyre (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa i dyti është dënuar me 5 vite. Arsyeja? Kanë arritur deri në atë pike sa kanë trafikuar motrën e tyre, Ëngjëllushen.

Fatmirësisht, Prokuroria jonë është shumë e kujdeshme, nuk i shpëton asnjë mizë, kur bëhet fjalë për kriminelë të këtij kalibri. Dy vëllezërit, djajtë e motrës së tyre Ëngjëllushe, pasi kanë kryer së bashku 9 vite e gjysmë burg, do të rigjykohen sërish, për të njëjtën vepër penale.

Gjykata e lartë ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, pasi dy vëllezërit trafikantë qëniesh njerëzore, ia kanë hedhur paq drejtësisë me aq pak vite burg. Prokurori me bindje të plotë kërkoi 15 vite burg për secilin…

Ne gjetëm guximin dhe shkuam në qytetin e Rrogozhinës për të takuar nga afër, në shtëpinë e tyre vëllezërit Xhevdet dhe Ibrahim Xhafën.  Morëm antiplumb dhe iu drejtuam ambientit të tyre për të folur me Xhevdetin.

Ai na priti në hyrje të shtëpisë mjaft i tronditur dhe një varfëri ekstreme. Mjafton një shikim shumë i shpejtë në banesën ku jeton Xhevdeti dhe familja e tij për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person që është shumë larg krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Por ku ka nisur kalvari i vuajtjeve?

“Më kanë arrestuar mua dhe Ibrahimit në vitin 2015. Akuzohemi për trafikim qëniesh njerëzore. Nuk jemi kriminelë. Ne jemi lypës, ushqehemi me kanaçe dhe mundohemi të mbajmë familjet tona. Asgjë më tepër, nuk i kam bërë askujt keq. Shikoni ku jetoj, pasuria ime janë fëmijët e mi. “Ibrahimi, vëllai im ka bërë 5 vite burg, ndërsa unë 4.5 vite si bashkëpunëtor. Çfarë duan më nga ne? Nuk e kuptoj. Ëngjëllueshja është motra jonë invalide, ne kështu jemi rritur gjithë jetën. Nuk na merr njeri në punë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos më dënoni më”, shprehet ai.

Seanca e radhës zhvillohet në Gjykatën e Apelit, Prokurori kërkoi sërish 15 vite burgim, ndërsa vendimi përfundimtar u shty me 4 maj. Avokati i vëllezërve, Dulejman Karaj, beson se nuk do të ketë ridënim.

“Nuk besoj se do të ridënohen, Gjykata duhet të mjaftohet me dënimin që kanë marrë dhe pse unë mendoj se janë të pafajshëm. Lypsia nuk dënohet me ligj, nuk është dënuar kurrë, në asnjë kohë,”- shprehet ai.

Xhevdeti del i tronditur nga seanca që ne ndoqëm nga afër, ndërkohë Ëngjëllueshja ka dhe një thirrje të fundit.

“Kam dale me dëshirë për të lypur, mos i dënoni vëllezërit e mi. Jap jetën për to.” /Syri/

Etiketa: krimineleKryesore1vellezerit

Lajme të lidhura

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!
Aktualitet

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

14:35 - 22/09/26
Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?
Aktualitet

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

14:10 - 22/09/26
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën
Aktualitet

SPAK: ‘Arrest shtëpie‘ për Vlora Hysenin, kontroll banesës së Ilir Prodës dhe dy komplekse vilash në Durrës

13:58 - 22/09/26
Para
Prag tragjedie, bie shkëmbi në Torovicë

Prag tragjedie, bie shkëmbi në Torovicë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!
Aktualitet

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

14:35 - 22/09/26

Masa e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit, ka shkaktuar debat në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të...

Lexo më shumë
Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

14:10 - 22/09/26
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

SPAK: ‘Arrest shtëpie‘ për Vlora Hysenin, kontroll banesës së Ilir Prodës dhe dy komplekse vilash në Durrës

13:58 - 22/09/26
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

13:49 - 22/09/26
Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit

Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit

13:48 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com