GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 100 policisë ‘turren’ në zonat ku mund të kultivohet kanabis

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 100 policisë ‘turren’ në zonat ku mund të kultivohet kanabis
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia bën me dije se ka angazhuar 100 efektivë dhe 6 dronë, me qëllim që të zbulohen territore, ku dyshohet se kultivohet lëndë narkotike. Sipas policisë, efektivët do të kontrollojnë zonat malore dhe ata me risk të lartë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.

Blutë sqarojnë se operacioni ndërmerret për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

“Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor. Operacioni nga strukturat operacionale të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion, 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Në kuadër të luftës kundër parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në territorin e qarkut Shkodër, nisi zbatimi i Planit Operacional “Alpe të pastra”.

Ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore në të gjithë qarkun Shkodër”, njofton policia.

Etiketa: kanabisiPolicia

Lajme të lidhura

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Aktualitet

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Para
Kapen hajdutët serialë në Tiranë, vidhnin në biznese

Kapen hajdutët serialë në Tiranë, vidhnin në biznese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar...

Lexo më shumë
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

14:37 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com