GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë/ Sako i fal 290 MLN Lekë mashtruesit për gjelbërimin e Durrësit

14:32 - 01/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas Veliajt, Emirina Sako mban vendin e dytë për mashtrimet në lidhje gjelbërimin e qytetit. Këtë herë ajo e ka përforcuar

Pas Veliajt, Emirina Sako mban vendin e dytë për mashtrimet në lidhje gjelbërimin e qytetit. Këtë herë ajo e ka përforcuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Veliajt, Emirina Sako mban vendin e dytë për mashtrimet në lidhje gjelbërimin e qytetit. Këtë herë ajo e ka përforcuar edhe më shumë këtë profil elektoral duke hapur një projekt të kushtueshëm në emër të gjelbërimit.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “ Gjelbërimi në Qytet”, për të cilin Sako planifikon të shpenzojë 290 milionë lekë. Por, në këtë nismë për momentin mund të shohim vetëm abuzimet që janë bërë, prandaj nuk mund të shpresojmë për gjelbërim në qytet.

Së pari, tenderi është dhënë në shkelje të konkurrencës.

Kështu, Sako ka skualifikuar nga gara edhe ofertat më të lira dhe ka lënë në listë vetëm firmën A L B G A R D E N, në pronësi të Pjetër Trashajt. Ky i fundit e ka rrëmbyer fitoren pa garuar sipas ligjit. Pra, një thes me para pa meritë! Për këtë fakt, Open Data e ka vlerësuar prokurimin me “Flamur të kuq”, që është sinjal për risk të lartë korrupsioni me fondin e tenderuar. Në dokumente tregohet se fituesi kishte paraqitur ofertën me vlerë 280 milionë lekë. Edhe kjo rezulton një tjetër shkelje!

Sipas ligjit “Për Prokurimet Publike”,  vlera totale e kërkuar duhet të jetë jo më E madhe se 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës. Në këto kushte edhe ky tender i shtohet listës së aferave publike të firmosura nga Sako.

Fituesi mashtrues

Tjetër fakt që na bie në sy dhe nuk e dimë se si mund të neglizhohet nga instancat përgjegjëse lidhet me fituesin. Si mund t’i besohet një tender me atë fond të madh limit një firme e cila ka mashtruar në një tender me të njëjtin objekt. Në mars të vitit 2022, në media është publikuar se si Pjetër Trashaj i ‘ALB-Garden’ mashtroi me pyllëzimin e Lurës. Korrupsioni thau 45 mijë fidanët e pishave!

Në vitin 2014, Ministria e Mjedisit shpalosi projektin për mbjelljen e 2 milionë fidanëve me pisha në Lurë.

Për realizimin e pjesshëm të projektit, u lidh një kontratë e dyshimtë edhe me kompaninë ALB-Garden të Pjetër Trashajt.

Sipas kontratës, ALB- Garden duhet të mbillte mbi 45 mijë pisha. Siç ndodh zakonisht, Trashaj mori paratë, duke pretenduar se kishte mbjellë pishat.

U hapën ca gropa nga banorët e zonës dhe u mbollën ca fidanë të blerë me çmim të lirë që nuk i përshtateshin zonës malore. Shumica e fidanëve u thanë, pasi pishat nuk ishin për zona malore. Ndërsa një pjesë mbetën ashtu të zbehta dhe në agoni, as të tharë dhe as në jetë.

Çuditërisht, pas këtij skandali, kompania ALB-Garden ka marrë të paktën edhe 25 tenderë për pyllëzime dhe gjelbërime. Dhe Sako është një nga ato që e favorizon Trashajn!

Lexo edhe: Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimalbgardenEmiriana Sakogjelberimtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rezultatet janë katastrofë, klubi po mendon të shkarkojë trajnerin

Rezultatet janë katastrofë, klubi po mendon të shkarkojë trajnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com