GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Alibeaj cilëson Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj cilëson Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje mallakastriotëve që më 14 maj të votojnë Kapllanajn.

“Në katër vite ajo bashki u përdor thjesht dhe vetëm si një mjet për ta mjel. Kurrsesi për t’i shërbyer qytetarëve, kurrsesi për t’i kthyer ato para të buxhetit, të taksave, të ktheheshin në shërbime. Jo, thjesht dhe vetëm u përdor si një mjet për t’u majmur sipas modelit të Edi Ramës atje. E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku”, tha Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se e keqja më e madhe e vendit është regjimi i Edi Ramës. Kryetari i komanduar i PD-së thotë se qeveria ka pasur si qëllim që ta shkatërrojë Mallakastrën si pikë reference dhe për këtë thekson se Kapllanaj do t’i japë prioritet infrastrukturës, shkollave, ujit të pijshëm.

“Bashkia që i kthehet atyre që është me dyer të hapura. Jo bashkia që vidhet natën, që shkatërrohen dyert. Bashkia që është shtëpia e madhe e qytetarëve. Bashkia që duhet i japë jete dhe zë të gjitha projekteve që kane nevojë mallakastriotët pavarësisht ngjyrimeve politike.

Bashkia që do te vazhdojë dhe një herë projektet e infrastrukturës, rrugët, do ndërtoje shkollat, do merret me ujin e pijshëm, do i ndodhet afër fermerëve, afër atyre bizneseve qe janë te pamundur për te paguar taksa, bashkia e cila do ta kthejë këtë vend dhe një herë pikë reference për Mallakastrën pavarësisht historisë së vrazhdë të zymtë që sot qeverisja e Edi Ramës i ka dhënë, e cila ka dashur ta shkatërroje si pikë reference këtë Mallakastër, këtë vend, ketë qytet. Kjo është ajo që marrim përsipër, si u dalim përpara qytetarëve. Edhe ne situate atipike dhe anormale për ne”, vijoi Alibeaj.

Alibeaj u ndal edhe në situatën në të cilët ndodhet Partia Demokratike dhe tha se ata e kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit për hir të demokratëve. Alibeaj u bëri thirrje demokratëve që më 14 maj të votojnë vetëm për siglën e Partisë Demokratike.

“Kemi treguar që dhe brenda familjes tonë, jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica. Është sakrificë e madhe ajo që ka ndodhur brenda nesh. Kurrsesi se kemi dashur ne. Nuk kemi dashur as grindje as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë.

E kemi bërë me fisnikëri. Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerëzve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim”, tha Alibeaj./Shqiptarja

Etiketa: AlibeajRama

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Luiz flet për planet pas BBVIP2: Më 7 maj, do takoj dy gra dhe…

Luiz flet për planet pas BBVIP2: Më 7 maj, do takoj dy gra dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com