GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama, fushatë me paratë e qytetarëve

14:27 - 02/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, fushatë me paratë e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Baçi

“Kur qeveritë që vijojnë të marrin mandate apo edhe që ndërrohen nuk korrigjojnë politikat dështuese atëherë kemi të bëjmë me një demokraci në krizë”.

Kështu shprehet politologu Ivan Krastev teksa ka analizuar shoqëritë ku opinioni publik nuk luan më rol në ndryshime të qeverive dhe të zgjedhurve dhe ku njerëzit kanë humbur shpresën se mund të bëhen pjesë e ndryshimit politik. Duket sikur Krastev ka shkruar pikërisht situatën e sotme në Shqipëri, ku qeveria jo vetëm që nuk jep asnjë llogari për atë çfarë ka bërë, por edhe bullizon gjithë qytetarët duke i kërcënuar se nëse votojnë për kundërshtarët politikë, do kenë një refuzim të mbështetjes nga qeveria.

Në këtë këmbëngulje të kryeministrit Rama për të mos dhënë llogari për asgjë, më e qarta në shkelje të Kodit Zgjedhor është deklarata e tij se e sheh këtë kod si “kinezeri partish”, duke lënë të kuptohet se, është një ligj që nuk i pëlqen, ndaj dhe do e shkelë. Por çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri kur kryeministri vijon me këmbëngulje të largojë llogaridhënien dhe kur vendos të jetë mbi çdo institucion, duke shpërfillur në mënyrë të hapur ligjin, kodin, e mbi të gjitha edhe Kushtetutën, kur deklaron se nuk do mbështesë ata drejtues bashkish që nuk do të jenë nga rradhët e mazhorancës?

Çfarë duhet të bëjmë kur kryeministri vijon të përdorë paratë e buxhetit të qytetarëve për të joshur zgjedhësit? Analistët e sistemeve demokratike kanë vënë theksin në faktin se, për të përmirësuar funksionimin e institucioneve demokratike duhet që vetë qytetarët të mendojnë në mënyrë demokratike. Për këtë vlen që sa më parë t’u kthejmë përgjigje pyetjeveCila është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin?

Cilat janë mënyrat më të mira për t’i dhënë zgjidhje sfidave të migrimit dhe emigrimit? Cili është modeli më i mirë për t’i detyruar të zgjedhurit të japin llogari për mandatet e tyre? Si duhet të reagojmë ndaj joshjes së qeverisë për zgjedhësit duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit? “Çdokush duhet që të kuptojë se të jetuarit në demokraci nuk nënkupton një kënaqësi automatike për të pakënaqurit, por një mundësi se si të pakënaqurit të shmangin pakënaqësitë duke marrë pjesë në ndryshim”, shprehet Krastev duke shpjeguar njëkohësisht edhe rëndësinë që ka leximi i mirë i atyre që demokracinë e deklarojnë lehtësisht në letër, në deklarata, por janë shumë larg në zbatim.

Sipas Krastev, për t’i dhënë jetë funksionimit demokratik të institucioneve duhet që qytetarët të mos bien pre e politikave dekurajuese, që vijnë përmes gjuhës bullizuese e fyese, një gjuhë që synon që të mbjellë mosbesim tek zgjedhjet, te rezultati, te ligji. Nga ajo që shihet sot në debatin publik, duket se shumë qytetarë kanë hapësira për të denoncuar shkeljet nga të zgjedhurit, nga institucionet, për të publikuar raste korruspioni dhe shkeljesh. Por, ky konsiderohet vetëm një hap i rëndësishëm për të besuar se çdo qytetar mund të kontribuojë në ndryshimin e institucioneve.

Pjesa tjetër, më e vështira për t’u realizuar, mbetet kur qytetarët këtë fuqi të pjesëmarrjes në jetën publike duhet ta përkthejnë në protestë ndaj së keqes apo në një refuzim të drejtimit nga ata që i tallin. Është pikërisht kjo sfida me institucionet demokratike që është në një provë të fortë përpara zgjedhësve. Përndryshe, nëse do vijojmë që të zyrtarizojmë gjuhën tallëse dhe investimin e kryeministrit në politikën mosbesuese, thjesht do vijojmë të gënjejmë veten se jetojmë në demokraci.

Etiketa: Agim BaciEdi RamaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Vlorë/ Dhunuan të moshuarën e nipin, lihen në burg 2 të akuzuarit

Vlorë/ Dhunuan të moshuarën e nipin, lihen në burg 2 të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com