GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Glejdan Llatja i dhuron 228 milionë lekë Kastratit, të dy tenderët pa garë

16:03 - 02/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja ka shpenzuar 228 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të zhvilluar aferën e radhës.

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja ka shpenzuar 228 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të zhvilluar aferën e radhës.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja ka shpenzuar 228 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të zhvilluar aferën e radhës. Me datë  24 prill 2023, Bashkia Elbasan ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dy tenderë, të cilët janë fituar të dy nga Kastrati brenda një dite.

Prokurimi i parë ka si objekt “Blerje Gazoil 10 ppm”, për të cilin fondi fillestar ishte në vlerë 186 milionë lekë. Por, pasi janë bërë pazaret me Kastratin, vlera përfundimtare e kontratës ka shkuar në 223 milionë lekë, pra dyfishi. Rritje të tilla ndodhin kur kontrata bëhen kundër ligjit dhe nga drejtues të korruptuar si Glejdan Llatja. Dhe kur ndodh ky dyfishim i fondit? Abuzimi del sheshit, sepse çmimi i naftës në këtë kohë që zhvillohej tenderi ka rënë gati 30 %.

Ndërkohë me tutje vihet se, nuk ka asnjë ofertë tjetër të paraqitur, apo ndonjë firmë që është skualifikuar. Nuk ka në Elbasan dhe në Shqipëri asnjë kompani apo biznesmen tjetër që t’i sjellë naftë Llatjas, veç oligarkut Shefqet Kastrati. Kjo tregon se Kastrati e ka përfituar këtë kontratë pa garë fare në saj të kartelit që ka ngritur në këtë sektor, po ashtu duke përdorur fuqinë e korrupsionit politik. Në fakt, Kastrati kështu e merr çdo tender nga shumica e institucioneve dhe për asnjërin prej këtyre prokurimeve nuk ka nisur ndonjë hetim administrativ apo penal.

Tenderi për benzinë

Kështu, në fshehtësi Llatja në të njëjtin ditë i ka dhuruar edhe një tender tjetër Shefqet Kastratit. Përmes këtij prokurimi Bashkia Elbasan ka blerë benzinë nga Kastrati për ujësjellësin. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference “REF: 61181-03-02-2023” dhe objekt “Blerje benzine”. Edhe për këtë tender pati disa ndryshime në vlerën e kontratës.

Pasi fillimisht ishte përcaktuar fondi me vlerë 4 milionë lekë dhe më pas shkoi në 4.8 milionë lekë. Po si nuk e ulën fondin, por e rritën? Këta drejtor dhe kryebashkiaku janë gati për në burg. Oferta e Kastratit ka qenë edhe më e lartë se fondi limit, o zoti prokuror i SPAK-ut, që mund të ngacmohesh nga ky tender! Nuk duhej të vazhdonte, por duhej anuluar tenderi, sipas ligjit. Një tjetër shkelje kjo, përveç faktit që edhe kjo kontratë u dha pa garë fare.

Ndërkaq, këto dy dhurata duken më shumë si një “kërkim falje” nga Llatja, pasi pak muaj më parë e s’kualifikoi Kastratin nga një garë. Ky rast ishte një përjashtim, pasi kjo firmë ka krijua monopol dhe jep vetë urdhrat.

Bëhej fjalë për tenderin me objekt  “blerje naftë për institucionet në varësi të bashkisë. Tenderi është mbyllur me 15 shkurt 2023 dhe Kastrati u skualifikua për shkak se nuk plotësonte disa kritere. Kurse tani vetë Llatja nuk i ka marrë fare parasysh kriteret, por iu përgjigjet urdhrave nga lart.

Lexo edhe: Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal super tenderin 4.5 MLD lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkia ElbasanGledjan LlatjaKastratitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Heroinë drejt Italisë, Gjykata lë në burg 2 të dyshuar

Heroinë drejt Italisë, Gjykata lë në burg 2 të dyshuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com