GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kishin ankth”, dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit

17:42 - 02/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kishin ankth”, dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit.

Gjini tha se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit. Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes. Ai shihte gjithë kohën makinat që kalonin në rrugë dhe teksa Fatmir Sulovari e pyeste pse ishte në atë gjendje, ai përgjigjej “kujtoja se ishin ata”.

“Unë e kam dëshminë e djalit që ishte me ata atë natë. Djali në dëshminë e tij thotë se këtë natë dy të zhdukurit ishin shumë në ankth. Sidomos Koçolja, personi i dytë i humbur shikonte shpesh në rrugë, çdo makinë që kalonte dhe Fatmiri e pyeste pse e ke gjithë këtë ankth. Ai thoshte dyshova se ishin ata. Dikush e merrte në telefon “Koçolen”, dhe kur Fatmiri e pyeste kush ishte, “ishte ai”, përgjigjegj. Dhe ai mbeti gjithmonë një enigmë. Unë nuk besoj kurrë se mund të jetë një ekzekutim për 8 milion lekë, nuk besoj që njerëz profesionistë të organizojnë gjithë këtë të rrëmbejnë dy persona dhe të marrin pasoja të rënda ligjore për 8 milionë lekë”, tha miku i Sulovarit.

Sipas Gjinit, dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një tokë që “Koçolja” përflitet se e ka shitur dy herë. Por ai tha se personalisht nuk mendon se kjo pengamarrje të ketë të bëjë me shifra 8 milionë lekë, pasi asnjë vrasës profesionist nuk merr përsipër pasoja të tilla ligjore dhe të rrëmbejë dy persona për këtë shifër.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. 28-vjeçari dyshohet se është pronari i banesës së dhënë me qera në fshatin Nivicë, ku dyshohet se u mbajtën dy të zhdukurit dhe ku u gjet makian e dyshuar e rëmbyesve.

Etiketa: Ankthdeshmiate zhdukur

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
A mund ta fitojë Kristi “Big Brother Vip Albania”?

A mund ta fitojë Kristi "Big Brother Vip Albania"?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com