GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rita, ora që e kurdis Veliaj

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Rita, ora që e kurdis Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agim Xhafka

Bash në kulmin e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, këngëtarja e famshme Rita Ora i bën Erion Veliajt, kandidatit lejla, një përshëndetje publike. Dhe jo urim për shëndet a për familjen, por reklamë për zgjedhjen e tij, ndikim te fansat e saj që votën t’ia japin këtij njeriu se ai i pëlqeka sfidat dhe sipas Ritës kemi nevojë për energjinë e tij.

Shkurt, kjo vajzë që quhet Rita, që famën e ka nga talenti i vet, që është artiste me emër të madh, kurdiset nga Erion Veliaj tamam si sahati i gjyshit tim. E ndërsa në TV jepej me titra ky urim -reklamë, poshtë pallatit dëgjoja: “Hajde erdhi boti me ujë Selite!”. Përballë po na ngrihet një kullë që ma rrëmbeu atë pak diell që më përshëndeste dhe te lokali i Nebiut vazhdon tallavaja deri në sabah.

Rita jeton në Londër. S’e ka fjalën, i duhet energjia e Lalit për Anglinë. E ka që të them ca fjalë t’i bëj qokën Veliajt se do më duhet. Pa do bëj ndonjë koncert, pa do më duhen ca favore, pa mbase do bëhem investitore strategjikë në një copë bregdet, pa ky djalë do ma shpërblejë mbështetjen, etj, etj.

Dhe si Rita, ky Lali këto ditë ka kurdisur plot këngëtare e artistë. Të gjithë nuk shohin kullat, trafikun tmerr, parkimin beter, ajrin që po na çon në ferr. Por thurin lavde krundesh.

Si atë mot, kur popullin e pushtoi uria e Enveri, si Lali sot, ia gjeti anën të sajojë një çmim nga Meksika sikur ishim banorët më të ushqyer të globit.

O ju vajza artiste, që ju dua shumë e do na duheni edhe për nesër, votoni moj për cilin të doni. Jeni të lira, fare të lira. Por kurdisuni sipas bindjes suaj. Dhe një këshillë të sinqertë; gjeni fjalë të matura kur shpreheni. Që nesër mos skuqeni, mos t’u vijë turp nga vetja e në skena të dilni krenare.

Etiketa: Agim XhafkaRita OraVeliaj

Lajme të lidhura

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Para
Kriza në veri të Kosovës, Borrell: Ja propozimi që kemi bërë

Takimi Kurti-Vuçiç, flet Borrell

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen

21:09 - 16/10/26

Bulevardi Dëshmorët e Kombit është tejmbushur nga protestues. Rinia nuk dorëzohet përballë sulmeve, gazit lotsjellës apo ujit me presion. Një...

Lexo më shumë
U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj

U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj

21:03 - 16/10/26
Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen

20:53 - 16/10/26
Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

20:38 - 16/10/26
“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

20:32 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com