GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon hetimin e tenderave në shkollën që u shemb, duke rrezikuar jetën e fëmijëve

14:15 - 03/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
PD kërkon hetimin e tenderave në shkollën që u shemb, duke rrezikuar jetën e fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas skandalit në Ersekë, ku fasada e një shkolle u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

Në deklaratën e saj për mediat, Vokshi i kërkoi KQZ-së dhe organeve të drejtësisë të hetojnë dhënien e tenderave për punimet që janë kryer në shkollën 9 vjeçare, Papa Kristo Negovani.

 

Deklarata për media e PD:

“Fasada e Rilindjes së Edi Ramës ra dje në Ersekë, në kohën kur ai po merrej pikërisht me fasadën dhe pikërisht në Ersekë.

Ndërkohë që kryeministri mbillte pemë në kodrat e qytetit, në qendër të Ersekës shembej fasada e shkollës 9 vjeçare, Papa Kristo Negovani.

Falë Zotit, ngjarja, që mund të ishte dje një dramë, nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb, nuk rezultoi më shumë se një komedi. Për Ramën, por edhe për të gjithë zinxhirin drejtues të arsimit në Kolonjë.

Të gjithë shefat e arsimit, për turpin e tyre, ishin në krah të Ramës. Disa qeshnin, ndërkohë që kryeministri bënte sikur mbillte pemë, ndërkohë që vetëm disa qindra metra më larg një pjesë e shkollës Papa Kristo Negovani ishte shembur.

Siç do ta shihni në pamje, ishin dje me Ramën, në shkelje të ligjit, që ua ndalon arsimtarëve të bëjnë fushatë:

Zonja Zhaneta Prifti, përgjegjëse e Zyrës së Arsimit në Kolonjë.

Muharrem Doçi, drejtor i shkollës Papa Kristo Negovani, që u shemb.

Zonja Zamira Meto, drejtoreshë e gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Lopatën Ramës ia mbante drejtori i Ujësjellësit të Kolonjës, Enea Jorgji. Këtij të fundit i falet roli i shërbestarit, por arsimtarëve dhe drejtuesve të Arsimit, në asnjë mënyrë. Ata janë në ato detyra për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit të fëmijëve të Kolonjës, jo për të qenë shoqëruese të kryeministrit në aktivitete partiake, në shkelje të ligjit dhe të kodit etik

Arsimi duhet të jetë i depolitizuar!

Por, kështu ndodh kur drejtor dhe përgjegjës të Arsimit, të bën jo përkushtimi, por animi dhe aktiviteti politik partiak.

Kështu ndodh kur mësuesit nuk janë më rilindësit e dikurshëm, sic mbajnë emrin shkollat e Kolonjës, Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi, por “rilindas” të Ramës dhe Partisë Socialiste.

Një thirrje për drejtuesit e arsimit në Kolonjë është që, t’i khehen vendit të punës për të cilin paguhen, jo nga partia por nga taksat e kolonjarëve. Të shikojnë mbarëvajtjen e nxënesve dhe jo pemët elektorale të kryeministrit, që do bien me erën më të parë ashtu si muri i shkollës, e për këtë duhet hetimi i menjëhershëm.

Ajo që ndodhi dje ishte treguesi më i mirë se cfarë të ndodh kur në vend të bësh punë, bën sikur punon. Në vend të punosh për të ardhmen, punon për tre mujorin e fushatës. Në vend që të merresh me thelbin, priresh nga fasada.

Thelbi i gjithë kësaj është arsimi. Jo fasada që ra dje, jo pemët që u mbollën dje, në një krahinë të Shqipërisë ku pemë ka, por nuk ka më as punë dhe as njerëz.

Organeve të drejtësisë i bëjmë thirrje të hetojnë tenderat për punimet e shkollës që u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

KQZ i bëjmë thirrje të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë, kurse publikut të hapë sytë para mashtrimit të përditshëm për të cilin paguhet me paratë e qytetarëve.”

Etiketa: ErsekeKryesore1ShkollaVokshi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Asociacioni, Vela: Draftstatuti, i ngjashëm me atë të Vojvodinës

Asociacioni, Vela: Draftstatuti, i ngjashëm me atë të Vojvodinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com