GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 14 Majit/ ISP: Në 10 bashki, situata aspak e qetë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 14 Majit/ ISP: Në 10 bashki, situata aspak e qetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet politike, pjesëmarrja dhe ndikimi i oligarkëve apo bandave kriminale, konkurrenca e ashpër, diferenca në vota mes partive dhe kandidatëve, si dhe angazhimi i shtetit apo përdorimi i burimeve shtetërore në fushatën për vendoret e 14 Majit, janë alarm i kuq në garën elektorale në disa bashki.

Sipas gjetjeve të publikuara nga Instituti i Studimeve Politike mbi analizën e situatës aktuale politike dhe ecurinë e fushatës elektorale nga janari i këtij viti, rezultojnë se në 10 bashki situata nuk është aspak e qetë.

Harta e zonave zgjedhore është ngritur mbi potencialin për tensione, presione, incidente, trafikim të votës, abuzim me ligjin elektoral, akuza për manipulim, kontestim të mundshëm dhe rivalitet të ashpër politik gjatë zgjedhjeve vendore 2023.

Kështu, rezulton që Durrësi, Kamza dhe Vau i Dejës janë tri bashkitë me riskun më të lartë, si zona të nxehta në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në këto tre qytete gara për drejtuesin e ri lokal ka të njëjtin koeficient negativ, plot 92%, që vjen nga rivaliteti dhe gara fortë mes kundërshtarëve politikë pjesëmarrës. Qyteti bregdetar ku konkurrenca mes PS dhe opozitës e përfaqësuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është e forte, pasi në garë janë dy kandidatë, Emiriana Sako dhe Igli Cara është në të njëjtin nivel me dy bastione të Partisë Demokratike, por që nga 2019 drejtohen nga socialistët, ndërsa demokratët duan rikthimin me çdo kusht në krye të bashkisë.

Më diferencë shumë të vogël risku, poshtë tyre janë 7 bashki të tjera, kryesisht bastione të së djathtës. Në listë të parë, janë bashkitë Shkodër dhe Elbasan me 90% të riskut dhe Kavajë, Kurbin e Lezhë me 88% të riskut.

Në të pesta bashkitë, gara është e fortë dhe problemet që mund të shoqërojnë procesin janë nga më të ndryshmet. Problematike paraqiten jo pak edhe Kukësi, Malësia e Madhe, Shijaku, Kruja, Dibra, Bulqizë dhe Hasi.

Në krahun tjetër, “nga raporti rezultojnë edhe disa bashki, në të cilat situata zgjedhore është shumë më e qetë, në të gjithë komponentët e saj dhe ku shanset për risk elektoral janë minimale, kryesisht bashkitë e jugut dhe ajo e Tropojës.  Merita specifike e këtyre zonave, krahas treguesve objektivë, janë edhe vetë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë, të cilët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë sjellje më të përgjegjshme dhe përpjekje për të zhvilluar procese zgjedhore sa më afër normave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, thuhet në gjetjet e ISP. Në nivel qarqesh, Durrësi paraqitet më problematiku e ndjekur nga Shkodra dhe qarku i Lezhës.

 

 

Etiketa: BashkiSituataZgjedhje

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Tension në parlament: Krimet e tyre u amnistuan me këtë deklaratë!

Tension në parlament: Krimet e tyre u amnistuan me këtë deklaratë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com