GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tension në parlament: Krimet e tyre u amnistuan me këtë deklaratë!

13:54 - 04/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension në parlament: Krimet e tyre u amnistuan me këtë deklaratë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se deklarata e dakorduar në Bruksel për çështjen e të të pagjeturve më 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti ka zero brengë dhe skjarime se sa i rëndësishëm është problemi i personave të të pagjetur, shkruan Reporteri.net.

Bislimi në Kuvendin e Kosovës tha se deklaratën vitit 2020 thuhet se do të merren me trajtimin e personave të të pagjeturve pasi të kishim marrëveshjen finale me Serbinë.

Zëvendëskryeministri tha se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë më 8 shtator të atij viti se tema e të të pagjeturve është ezauruar dhe konsumuar.

“Kjo është deklarata që është dakorduar në Bruksel më 7 shtator 2020 nga ish Kryeministri hoti, ka zero brengë dhe skjarime se sa i rëndësishëm është problemi i personave të të pagjetur. Këtu thuhet që me çështjen e të të pagjeturve do të merremi një vit pasi ta kemi marrëveshjen finale me Serbinë, zero urgjencë në trajtimin e personave të të pagjetur. Me 8 shtator kemi deklaratën e z.Selmanaj ku thotë kjo temë është ezaurur dhe konsumuar”, tha Bislimi.

“Deklarata që ne kemi dakordu e ka titullin deklarata e Kryeministrit kurti. Ju po thoni që keni gabuar që e keni hequr termin persona te zhdukur me dhune, po ju kur e keni bere këte, a keni fut ju këtë term. Është idiotësi të thuhet se po barazohen krimet”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se është e tmerrshme se si një person i tillë na përfaqëson në Bruksel, dhe se sipas tij atje u relativizuar agresori me viktimën.

Selmanaj tha se nuk është e vërtetë që ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është konsumuar, ndërsa e quajti pseudo profesor Bislimin.

“Është fat i tmerrshëm që ka nje nivel të tillë të perfaqesismit me këtë person. Tema e të pagjeturve janë fakte historike dhe kurdo që dëshironi ua sjellim me dokumente. Ka qenë temë top prioritet, por ne kemi thanë që nuk ka marrëveshje për asnjë çështje pa njohjen reciproke në të. Kjo është e vërteta, të gjitha temat qoftë edhe të pagjeturit, nuk është ai dokument që po i referoheni. E dyta, duhet thënë dhe një gjë, unë e kam përserit me qindra herë, çështja e raportimit si instrument është konsumuar, kurrë në jetën time nuk kam thënë që çështja e të të pagjeturve është konsumuar. Është skenar i përpiktë, i poshtër, idiotesk që VV e ka bërë kundër meje, dhe vazhdon edhe sot një pseudo profesor thirret”, tha Selmanaj.

Edhe, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për herë të parë çështja e të pagjeturve është duke u trajtuar me prioritet nga Qeveria e Kosovës.

Derisa po i përgjigjej deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha e cila kritikoi Kurtin për çështjen e të të pagjeturve në Bruksel, Haxhiu tha se nënshkrimi i kësaj deklarate në Bruksel e ka bërë Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës dhe krimin e zhdukjes me fortë të qytetarëve të shtetit të Kosovës dhe se për herë të parë Serbia i pranon krimet e bëra në Kosovë.

Sipas saj është e papranueshme se si një deputet i Kuvendin thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument.

“Është e papranueshme që një deputet i Kuvendin Hoxha thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument. Kjo është e papranueshme, kjo është ajo që don Serbia të dëgjojë, që të mos obligohet nga një deklaratë qe e ka nënshkruar presidenti i Serbisë. Është e papranueshme që në këtë foltore të mos njihet kontributi i qeverisë për krimet e luftës”, tha Haxhiu.

Sipas saj ka pasur përpjekje nga PDK-ja kur ka qenë në pushtet që të amnistojë krimet e Serbisë.

“Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara kur janë udhëhequr nga PDK-ja që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, tha Haxhiu, e cila ka lëshuar një deklaratë të ish-ministrit të drejtësisë Hajredin Kuqi ku flet për amnistimin e krimeve të luftës.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me takimin në Bruksel për çështjen e të të pagjeturve, ku në foltoren e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së ka lëshuar një këngë dedikuar familjeve të të pagjeturve, ndërsa ka thënë se me 2 maj dhimbja e tyre është përmbysur.

“Me 2 maj në Bruksel rrëfimi i familjeve të të pagjeturve është rrokullisur, dhimbja e tyre është përmbysur është barazuar dhe barazvleresuar. Kurti ka shpikur një term te ri i cili nuk ekziston në konventat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara”.

“Edhe sot duke e lënë në ndërgjegjen e Kurtit i cili ka ushtruar dhunë, ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve, sot besoj që ai do duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje ndaj familjereve te te pagjeturve. Kam zgjedhur përsëri zëri i tyre, të dëgjojme diçka për dhimbjen dhe pritjen e tyre 20-vjeçare”, tha Hoxha./Reporteri

Etiketa: Kosovakrimet e serbeveParlamenti kosovar

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
Sulmohet në shtëpinë e tij ambasadori i BE-së në Sudan

HRW dënon përdorimin e armëve të rënda në Sudan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com