Një aksident ka ndodhur në Vlorë në të cilin një shtetas 38-vjeçar, me inicialet S. C., ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke përplasur disa vetura të parkuara në anë të rrugës.
Shkaktari i këtij aksidenti është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim.
Njoftimi:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara. Shtetasi S. C. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post