GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paketa fiskale për bujqësinë, Braçe ia bën llogaritë Ramës

16:32 - 21/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paketa fiskale për bujqësinë, Braçe ia bën llogaritë Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kritikave të Kryeministrit Edi Rama se fermerët janë keqinformuar dhe ndaj protestojnë. Një nga kritikët më të mëdhenj të paketës fiskale dhe buxhetit për bujqësinë brenda PS-së është Erion Braçe i cili shkruan se nuk është keqinformuar dhe as nuk i ka keqinformuar fermerët.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit me skemën aktuale të TVSH-së në bujqësi, humbet blerësi dhe për pasojë nuk ka interes të blejë prodhimin në vend. Situatë që sipas Braçes do të thellohet më tej në rast se rimbursimi i fermerëve nga 6% që është aktualisht do bëhet 0%. Për të shmangur thellimin e humbjeve Braçe thotë se duhet të TVSH-ja në blerje e në shitje, siç ndodh për produktet e tjera apo siç veprohet me sektorin e peshkimit.

“Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them.

Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj;

▪ Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar;

▪ që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?!

Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:

▪ Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);

▪ Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë;

▪ Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku:

471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë.

▪ Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë.

Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje: 20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh. Pra, blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë. Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë.

llogaria shumë e qartë: 108.3-28.5=79.8 lekë! Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë! Tani pyetje kam: Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse? Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin? Askush! Kaq e thjeshte është.

Braçe më tej thotë se shqetësimi nuk zgjidhet bduke thelluar dëmin, por duke u plotësuar kërkesat bujqve.

“Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri; Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë; Kërkohet barazimi i TVSH në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!” – shkruan Braçe mes të tjerash.

Etiketa: bujqesiaEdi RamaErion BracellogaritePaketa fiskale

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Bledi Mane provokon me deklaratën e tij: Do zhgënjeheni nga Shqipja në krevat

Bledi Mane provokon me deklaratën e tij: Do zhgënjeheni nga Shqipja në krevat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com