GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Në 2022 pagoi 330 MLN lekë/ Veliaj shton edhe 830 MLN lekë të tjera për ndriçimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 2022 pagoi 330 MLN lekë/ Veliaj shton edhe 830 MLN lekë të tjera për ndriçimin e  bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, është një nga bulevardet më të bukura që ka Tirana dhe shpesh herë aty bëhen investime. Ky Bulevard lidh sheshin “Skëndërbej” me sheshin “Nënë Tereza”, dhe duke qenë se kryhen aktivitete të  shumta në çdo vite bëhen investime për sistemim, mirëmbajte apo dhe zbukurim.

Por, në një kohë kur në zona të tjera të Tiranës nuk ka rrugë, ujë, rrugët janë të papastra dhe janë mbytur nga ndërtimet e kullave, Bashkia do të bëjë shpenzime luksi për të ndryshuar sistemin e ndriçimit në këtë bulevard.

Kështu, me datë 2 maj Bashkia Tiranë ka firmosur tenderin me objekt “Përmirësimi i ndriçimit publik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për këtë projekt do të shpenzohen 830 milionë lekë.  Aq para se mund të bliheshin drita për ato rrugica të lagjeve në Tiranë që edhe në vitin 2023 janë në terr e të amortizuara.

Fituesi për këtë tender do të shpallet në fund të muajit, deri atëherë mbeten dyshimet se këtë llokmë do ta marrë oligarku i radhës që financon fushatën e Lali Erit.

Shpenzimet në vitin 2022

Ndërkohë, vlerën të kujtojmë se në vitin që lamë pas Veliaj firmosi 330 milionë lekë për ndriçimin e këtij bulevardi. Këto para u derdhën përmes kontratës me objekt Përmirësimi i ndriçimit publik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ndërtimi i korsive të biçikletave në sheshin “Nënë Tereza” deri në hyrjen e liqenit Artificial, me fond limit 33 194 112,00 lekë.

Kontrata u firmos më datë  9 gush 2022 dhe iu dha pa garë firmës ”I.D.K – KONSTRUKSION” sh.p.k.. Punimet për ndriçimin parashikoheshin të mbylleshin 8 javë më pas, konkretisht 2 muaj. Çka do të thotë se përmirësimi i ndriçimit në bulevard është mbyllur në tetor të vitit 2022.

Dhe tani pas 7 muajsh Veliaj po i xhiron dhe 830 milionë lekë të tjera, gati dyfishin e vlerës në tenderin e parë. Ndërsa ne si qytetarë nuk vëmë re ndonjë ndryshim.

Sakaq, nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania se vetëm në 4 vitet e  fundit Bashkia Tiranë ka shpenzuar mbi 790 miliardë lekë nga Thesari i Shtetit për tenderë. Ku vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti ka firmosur mbi 30 kontrata, ku duhet sqaruar se për një pjesë të tyre gara ishte hapur në vitin 2022. Por, Veliaj i ka shpallur fituesit në prag fushate.

Lexo edhe: “Veliaj ka punësuar 1 specialist IT për të bllokuar rrjetet sociale”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Bashkia Tiranebulevradi deshmoret e kombitErion Veliaj

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Foto/ Kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë

Foto/ Kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com