GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Informacione të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre inceneratorët kanë marrë 86 mln euro nga buxheti deri në fund të 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Erl Murati shprehet se prokuroria shqiptare është e vonuar në bërjen transparencë për aferën e inceneratorëve.

I ftuar në një studio televizive, Murati tha se faktet e reja po dalin pas çdo muaji, por pavarësisht nga kjo drejtësia nuk vepron.

DORA E MAFIAS

“Inceneratorët, ky skandal është denoncuar që në 2018 nga opozita. Prokuroria është shumë e vonuar për të bërë transparencë. Kanë kaluar 5 vite kur u bënë denoncimet e para të opozitës në Parlament, të cilat kryeministri i ka tallur. Nuk është se nuk kemi patur sinjale, pavarësisht se me kalimin e muajve, viteteve po dalin shumë fakte të reja nga prokuroria dhe institucionet. Këto kanë rënë në vesh të shurdhët sa i takon institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Mafia ndërkombëtare dhe krimi i organizuar kanë tre sektorë ku investojnë paratë, ndërtimi, lojërat e fatit kazinotë, janë dhe plehrat. Nëse marrim historikun e mafies italiane lidhja e Camorras, Sacra Corona Unita dhe Ndranghetas me çështjen e riciklimit të plehrave është e ngushtë dhe shkon pas në dekada, nuk është diçka e re. Nuk do të kishte për mua asnjë surprizë nëse do të zbulim se elementë mafioze si Ndrangheta të kenë lidhje me krimin e organizuar dhe biznesin pse jo të ndershëm deri dje shqiptar, për të patur biznes në Shqipëri. 12 vjet më parë Sacra Corona Unita ka patur biznes në Vlorë, e vërtetuar nga prokuroria dhe gjykata.

Afera e inceneratorëve është më e madhja e kësaj dekade për shumat e parave që fliten aty dhe mënyrën skandaloze në të cilën është ndërmarrë kjo sipërmarrje. Aty nuk ka vetëm një element, çalon që nga momenti i përzgjedhjes së disa njerëzve që nuk kishin lidhje me incenerimin e plehrave, pra nuk ka nevojë të jesh prokuror apo gazetar njohës i mirë i kësaj afere për të kuptuar që është aferë që bie erë. Njerëz pa asnjë lloj eksperience u kontraktuan për të bërë biznes me paratë e shtetit. Flasim për inceneratorë dhe duhet të kemi incenerim, por incenerim nuk ka”, tha Murati./Syri

Etiketa: aferainceneratorëtmafia

Lajme të lidhura

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Para
Vrau ish-vjehrrit për t’u marrë paratë, dënohet shqiptarja në Itali

Vrau ish-vjehrrit për t’u marrë paratë, dënohet shqiptarja në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com