Një 59-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas policisë shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj një 13-vjeçareje, në hyrje të pallatit ku ajo banonte.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Kreu veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas.
Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme””, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post