GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Lolot dhe kryelolot e regjimit 2023

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Lolo për definicion ka për detyrë jo vetëm t’i shërbejë regjimit, por edhe ta argëtojë atë. Lolot e regjimit këtu i shohim pothuaj çdo natë në ekran.

Lolot e regjimit 2023 janë ata që gjatë këtyre muajve kanë dalë në ekran për t’i thënë të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë. Disa janë bërë lolo nga halli se përndryshe mund të përfundonin në burg për zullumet që kanë bërë, disa janë bërë lolo për shkak të zgjedhjes së tyre, nuk mund t’i kërkosh hesap një njeriu pse nuk ka shtyllë kurrizore.

Lolot 2023 janë ata që pa u skuqur, pa u nxirë, pa u zverdhur, pa iu dridhur qerpiku mbronin Ramën për McGonigal. Historia dihet, e ardhmja për këtë çështje është edhe më e qartë, ndaj Rama bën çdo gjë për t’u kacavjerrë në pushtet sepse e di fundin e tij. Lolot janë ata që ju ra bretku në studio televizive për të thënë se e keqja e këtij vendi është opozita.

Lolot janë ata që nuk thanë një fjalë për megaaferën e inceneratorëve, lolot janë ata që nuk hapën gojën për 500 mijë eurot në tubat e sobës së “pastrueses”, lolot janë ata që në fushatë nuk shohin çfarë bën regjimi për të nxjerrë opozitën  nga gara, lolot janë ata që bëhen “seriozë” kur flasin për partinë e Alibashës. Por lolot janë gjysma  e gallatës. Pjesën tjetër e plotësojnë kryelolot.

Kryelolot jane ata që punojnë në ekran  me kohë të plotë. Punën gjithmonë ua gjen “i gjati”. Drejtojnë emisione politike dhe nuk i tradhton vetëm fjala që nxjerrin nga goja, por edhe çehrja. Zgërdhihen kur është në hall opozita dhe nxihen kur është në hall regjimi. Kryelolot asnjëherë nuk flasin për aferat e regjimit. Kur plas një mega-aferë e regjimit, kryeloloja gjen një temë interesante nga “përçarja e opozitës”.

Për kryelolot një grup njerëzish që nuk gjejnë dot as 10 kandidatë në zgjedhje janë Partia Demokratike, sepse kryelolot i referohen “ligjit”. Për kryelolot për gjithçka të keqe në këtë vend e ka fajin opozita.

Kryelolot janë në punë me kohë të plotë dhe do t’i bëjnë hyzmetin rrogës, por kryelolot e teprojnë kur duan edhe të hiqen si profesionistë. Këtë nuk e gëlltisim dot.

Mezi po pres edhe këto 10  ditë të shoh lolot dhe kryelolot e regjimit se çfarë do të thonë për zgjedhjet, për pushtetin dhe opozitën, për opozitën që njeh populli shqiptar dhe opozitën që pompojnë kryelolot të ndihmuar nga lolot dhe të paguar nga regjimi.

Etiketa: Hysni GurrakryelolotLolotOpinion

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Rrëfimet tronditëse nga masakra e dytë në Beograd

Rrëfimet tronditëse nga masakra e dytë në Beograd

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com