GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në koma në QSUT, familjarët e Jani Rustemit: I dhanë shumë metadon

22:45 - 05/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Në koma në QSUT, familjarët e Jani Rustemit: I dhanë shumë metadon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Mehmeti është kunati i Jani Rustemit, të riut që u arrestua më 12 Prill nga Komisariati Nr.2 në Tiranë, për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve. Ai tregon, se Jani ka qëndruar në dhomat e paraburgimit dhe pas 72 orëve iu dha masa e arrestit.

E ëma, Pranvera Rustemi, shprehet për emisionin “Stop” se në 29 Prill i shkojnë 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i thanë se djali ishte shtruar në QSUT për ftohje. Por Pranvera tregon se në spital ajo pa se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon.

Lulzim Mehmeti: Jam i afërmi i Jani Rustemit. Më datë 12 djali është arrestuar nga Komisariati Nr.2 për vjedhje. Nga ajo datë ka kaluar tek dhomat e paraburgimit. Pas 72 orësh djali ka kaluar në gjyq. I është prerë fletë-arresti për vjedhje. Akuzohej për një tapet dhe një palë atlete. Në atë datë që është kapur djali ka ardhur kontroll policia te shtëpia dhe kanë kërkuar, a ka sjellë Jani një palë atlete dhe një tapet. Këtë dimë ne nga policia. Nga data 12 i ka shkuar nëna e vetë që quhet Pranvera Rustemi. Më datë 29, dy civila i kanë vajtur nënës te shtëpia edhe i kanë thënë që djalin tuaj e keni në spital te QSUT. Por nuk ka ndonjë gjë të rëndë, thjesht ka ftohje. Folëm me doktorin, na thanë që i kanë dhënë metadon, ka pirë shumë metadon. Ka marrë dozë të lartë tha. Kush ia ka dhënë metadonin?

Pranvera Rustemi: Shkova te djali, i mora një paketë, i mora një bidon ujë, ca byreçka. Pas 2-3 ditëve më merr djali në telefon, o ma sille pasaportën se pa pasaportë nuk më regjistrojnë.

I thashë unë mos ka djali ndonjë gjë të rëndësishme. Jo thanë ata, vetëm me ftohje e ke më tha. Meqënëse djali ka pirë metadon, ka kaluar në gjendje kome.

Familjarët thonë se kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr.3 për mjekim të pakujdesshëm.

Lulzim Mehmeti: Vajta te 302, pyeta më doli një oficer roje më tha Jani Rustemi është i regjistruar këtu por fizikisht nuk ka ardhur këtu. Komisariati 2 na tha në momentin që arrestojmë, bëjmë procedurat edhe e kalojmë mbrapa 302 ku janë dhomat e 72 orëshit. Ne, tha, atje e kemi dërguar. Vajtëm te komisariati 3 të bënim një denoncim.

Pranvera Rustemi: Metadoni nuk pihet si karamele. Por ja ka bërë mjeki metadonin.

Lulzim Mehmeti: Mjeku i ka bërë ndonjë vizitë djalit? I ka marrë analizat? Atij i kanë bërë ndonjë gjë në burg. Ose i kanë bërë gjilpërë, ose i kanë dhënë ndonjë metadon. Për këtë arsye bëj denoncim për mjekim të pakujdesshëm te Komisariati Nr.3.

Lulzim Mehmeti: Është akoma në koma, nuk i jep shpresë as doktori asnjë. Po bën 20 e ca ditë.

Avokati i familjes thotë se nuk janë zbatuar procedurat.

Avokati Franc Terihati: Në datën 15 është marrë vendimi i gjykatës i cili ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj këtij shtetasi dhe në datë 16 Prokuroria ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Është kërkuar që nga blloku i sigurisë ky shtetas të transferohet pranë IEVP 313, por ky institucion nuk e ka pranuar për shkak të mbingarkesës që ka pasur ky institucion dhe është kthyer sërish te blloku i sigurisë pranë Drejtorisë Vendore Tiranë. Ndërkohë që ligji parashikon në mënyrë të shprehur që në rast se kemi një vendim gjykate, vendimi duhet të ekzekutohet dhe shtetasi të akomodohet pranë IEVP-së dhe ligji parashikon procedura të sakta si pranohet në institucion, të gjitha ekzaminimet mjekësore që kryhen ndaj një shtetasi dhe të gjitha këto bëhen me synim që t’i garantohet edhe shëndeti gjatë qëndrimit pranë institucionit përkatës.

Familjarët e Jani Rustemit kërkojnë që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.

Lulzim Mehmeti: Të mbajë përgjegjësi kushdo që e ka bërë këtë krim.

Pranvera Rustemi: Është djalë 26 vjeç, e kam rritur me 500 halle djalin tim. Unë e dua djalin siç e ka kapur policia, shëndoshë e mirë, kështu e dua djalin. Djali im nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje. Kush ia ka bërë djalit tim? Do dali e drejta e djalit tim.

Stop bisedoi me Drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili thotë se pretendimet e familjarëve do të ndiqen me seriozitet dhe për mjekun do të vendosë mjekësia ligjore.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj: Ne kemi bërë një deklaratë për shtyp shteruese për të gjitha veprimet e policisë. Ne kemi pranuar të gjitha pretendimet, që nëna e këtij personi ka paraqitur në polici. Janë administruar të gjitha! Janë pyetur punonjësit e policisë, është sekuestruar kartela mjekësore që ne mbajmë tek dhomat e paraburgimit. Po merret Prokuroria me këtë çështje. Kush ia ka dhënë metadonin dhe a i takon metadon? Do ta përcaktojë Mjekësia Ligjore. Ne kemi staf mjekësor permanent aty, i cili kontrollon të gjitha llojet e ilaçeve. Nuk i lihen ilaçet në dhomën  e paraburgimit. Atij i jepet doza e pranueshme. I jepet nga mjeku. Konsumohet në prezencë të punonjësve të policisë dhe çdo veprim është i evidentuar në kartelën mjekësore, që administrohet nga ana jonë. Mjeku, është mjek i emëruar në strukturat e policisë, është i Drejtorisë së Tiranës. Unë nuk po ta them se si quhet. Nuk është anonim. Të paktën ka 15 vjet, që punon në të njëjtën punë.

/Tv Klan/

Etiketa: Jani RustemikomaQSUT

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal!

Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Mbylle fushatën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com