GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

City bind ndaj Leeds, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve

19:59 - 06/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
City bind ndaj Leeds, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester City bind me rezultatin 2-1 ndaj Leeds United në takimin e raundit të 35-të Premier League.

Gundogan gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 19’ duke zhbllokuar rezultatin e kësaj sfidë.

Në minutën e 27’ ishte po ai që do të shënonte, duke u dhuruar vendasve golin e dytë.

Në minutën e 83’ ai pati mundësinë të realizonte golin e tretë personal dhe të ekipit me një ekzekutim nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës.

Leeds United ia doli të reagonte në minutën e 85’, me Rodrigo që realizoi golin e vetëm të miqve në këtë përballje.

Pas javës së 35-të, Manchester City kryeson me 82 pikë, katër më shumë se Arsenal i vendit të dytë, teksa Leeds United renditet në vend të 17-të me 30 pikë.

Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjeve, duke kaluar krizë ku ndodhej. “Blutë” e Londrës morën fitoren 1-3 ndaj Bournemouth në transfertë, në takimin e javës së 35-të të Premier League.

Në minutën e 9’ Gallagher zhbllokoi takimin, duke u dhënë avantazhin miqve.  Megjithatë në minutën e 21’ Vina barazoi për vendasit.

Në minutën e 82’ Badiashille riktheu avantazhin te Chelsea dhe njëkohësisht realizoi golin e tij të parë me “Blutë” e Londrës, teksa në minutën e 86’ Joao Felix realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

Pas kësaj përballjeje Chelsea renditet në vend të 11-të me 42 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 14-të me 39 pikë.

Tottenham merr fitoren minimale 1-0 ndaj Crystal Palace, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua nga Kane në minutën e 45+1’.

Sfida foli për më shumë “Spurs”, të cilët pas këtij takimi ngjiten në vend të gjashtë me 57 pikë, teksa Crystal Palace renditet në vend të 12-të me 40 pikë.

Wolves-Aston Villa mbyllet me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të kësaj sfidë që u realizua nga Toti në minutën e 9’, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhuruar tri pikët ekipit të tij.

Pas këtij takimi Wolves renditet në vend të 13-të me 40 pikë, teksa Aston Villa në vend të tetë me 54 pikë.

Etiketa: ChelseacityPremier League

Lajme të lidhura

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…
Sport

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…

16:46 - 07/02/26
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares
Sport

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra
Sport

Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra

12:19 - 07/02/26
Para
Egnatia s’fal në shtëpi, Vllaznisë i “rrëshket” fitorja në fund

Egnatia s'fal në shtëpi, Vllaznisë i “rrëshket” fitorja në fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com