GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha: Populli vuan për bukë, Rama udhëton në avion me dhomë gjumi

12:12 - 07/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Populli vuan për bukë, Rama udhëton në avion me dhomë gjumi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral me mbështetësit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Beratit, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Nga atje Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama sot “nuk ka kampe përqëndrimi apo skuadra pushkatimi”, por ka vendosur në vend “tiraninë e varfërisë”, pasi sipas tij kreu i qeverisë “vjedh ditë e natë qytetarët”.

Berisha shtoi më tej se vjedhjet kryhen pasi “rrugët ndërtohen me 24 milionë euro, kur në Evropë ndërtohen me 2-3 milionë”, dhe se “kryeministri udhëton me avion privat me dhomë gjumi duke shpenzuar 22 milionë euro”.

“Në mbarë vendin po fryn flladi i fitores, era e ndryshimit dhe rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ftoj qytetarët më 14 të votojnë për veten e tyre. Votat për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe vendit. Votoni kundër pushteteve në duart e një njeriu, që edhe engjëll po të jetë shndërrohet në djall, po lëre kur është djall çfarë bëhet siç është Edi Rama.

Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi apo skuadra pushkatimi por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve duke i përzënë çdo ditë nga vendi i tyre. Ky njeri nuk ka burgje përqendrimi, por ka vendosur tiraninë e varfërisë.

Varfëria po boshatis qytetet tona, varfëri që nuk vjen nga natyra por nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët sepse ndërton rrugën me 24 milionë euro kur në Evropë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ndërton shkollën me 6 milionë, kur në botë bëhet me 700 mijë euro.

Vjedh sepse udhëton me avion privat me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro. Vjedh sepse ministrat e tij marrin prona publike si investitorë strategjikë në kundërshtim me ligjin. Pushteti i tyre përdoret për tendera familjarë dhe kjo sepse Edi Rama prin me këtë frymë”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaKryesore1

Lajme të lidhura

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve
Aktualitet

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
Para
‘Më qëlluan me armë’, burri në Prishtinë raporton në polici

Shqiptari vret vajzën 16 vjeçare dhe italianin, plagos dhe ish-gruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve
Aktualitet

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave...

Lexo më shumë
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

07:45 - 08/02/26
Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

07:31 - 08/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com