GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Shkencëtarët janë më afër zhdukjes së Alzheimerit?

15:43 - 07/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët janë më afër zhdukjes së Alzheimerit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një medikament i dytë i demencës është vërtetuar se ka funksionuar gjatë një prove klinike, sipas “The Sun UK”.

Shkencëtarët thonë se po hyjnë në një epokë të re të trajtimit të Alzheimerit.

Provat e një medikamenti të quajtur “Donanemab” treguan se ai frenon dëmtimin e trurit te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit.

Gjysma e simptomave të pacientëve nuk u përkeqësuan për të paktën një vit dhe ata që merrnin ilaçin kishin mesatarisht 35 % më pak rënie te gjendjes mendore pas 18 muajsh.

Ata ishin më të aftë për të zhvilluar biseda, për të menaxhuar paratë ose për të shijuar pasionet e tyre krahasuar me njerëzit që nuk u trajtuan me këtë medikament.

“Donanemab” është ilaçi i dytë i zbuluar që funksionon duke zbërthyer pllakat e dëmshme amiloide që krijohen në tru.

“Pas 20 vjetësh pa ilaçe të reja për Alzheimerin, ne tani kemi dy ilaçe të reja, të zhvilluara në vetëm dymbëdhjetë muaj”, tha Dr. Richard Oakley, drejtor i kërkimit në “Shoqërinë e Alzheimerit”.

“Ky mund të jetë fillimi i fundit të sëmundjes së Alzheimerit”, theksoi ai.

“Kjo provë klinike është një zbulim i vërtetë, ku u demonstrua një ngadalësim i jashtëzakonshëm i rënies se aftësisë njohëse”, tha Dr. Marc Busche i Institutit te Kërkimeve për Demencën në Britaninë e Madhe.

“Unë besoj se kjo terapi ka potencialin për të përmirësuar ndjeshëm jetën e pacientëve dhe familjeve në ditët e sotme”, shtoi ai.

Prova u krye nga prodhuesi amerikan i medikamenteve “Eli Lilly” dhe përfshiu 1736 persona, për të krahasuar progresin e demencës te pacientët me dhe të pa trajtuar me ilaç.

Të gjithë ishin të moshës 60 deri në 85 vjeç dhe u diagnostikuan me Alzheimer në fazën e hershme.

Studimi zbuloi se personat me simptoma më të lehta përfituan më shumë nga “Donanemabi”, por ata në gjendje më të keqe patën gjithashtu përmirësime.

Demenca është shkaku kryesor i vdekjeve në Britanine e Madhe.

Rreth 900,000 britanikë vuajnë nga demenca dhe numri i tyre pritet të rritet në një milion deri në vitin 2025.

Aktualisht, nuk ka asnjë kurë apo mënyrë për të ngadalësuar sëmundjen fatale, e cila u rrëmben të sëmurëve kujtesën, inteligjencën dhe forcën fizike.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se NHS tani duhet të përgatitet për t’i trajtuar pacientët me ilaçe.

Etiketa: AlzheimerLifestyleshkencetaret

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Dhunohet gazetari dhe gruaja e tij në Lezhë,dy persona me makinë…

Dhunuan gazetarin, arrestohen dy të rinj (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com