GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli s’ndalet as në fushatë, blen naftë pa garë, i jep 56 MLN lekë Frident Kuqit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Frident Kuqit

Frident Kuqit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa merret me fushatën, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, kujdeset edhe që të zhvillojë ndonjë tender. I duhet të fitojë ca para, që t’i përdorë për mitingjet! Me datë 5 maj 2023, Suli ka mbyllur garën për një tender që kushton 56 milionë lekë që ka objekt furnizimin me naftë.

Bëhet fjalë për tenderin “Blerje Karburanti (Gazoil)”. Që në shqyrtimet e para të këtij tenderi shihet se është dhënë në shkelje flagrante të ligjit. Në nisje kanë paraqitur ofertat e tyre firma EUROPETROL DURRES ALBANIA SH.A dhe bashkimi i operatorëve BOE O L S I shpk & B O L V-O I L SHA.

Oferta e këtyre dy operatorëve është skualifikuar në fazën e parë. Kështu, në garë mbeti vetëm firma  EUROPETROL DURRES ALBANIA SH.A (EiDA), në pronësi të Frident Kuqit, biznesmenit të njohur për aferat në tregun e naftës.

Firma e tij paraqiti ofertën me vlerë 52 milionë lekë, pra sa 96% e fondit limit. Çka përbën një tjetër shkelje. Kujtojmë se kryebashkiaku Suli këto dy rregulla kryesor nuk i respekton në prokurime. Gjatë mandatit të tij janë regjistruar mbi 40 tenderë me “Flamur të kuq”. Kështu zhduken miliona lekë nga fondet dhe shërbimet nuk janë cilësore.

Për shkak të këtyre abuzimeve, edhe ky tender i Sulit iu shtohet tenderëve të tjerë pa garë të zhvilluar nga Bashkia Kamzë, të cilët mbajnë flamurin e kuq si shenjë alarmi për korrupsion me fondet e prokuruara.

Fituesi, oligark karburantesh

Sikur cituam pak më lart Frident Kuqi njihet për aferat e mëdha në fushën e karburanteve, me firmën e tij  “Elda”. Bosi i naftës, Frident Kuqi, i cili dikur ankohej për “njeriun e mafies italiane” Rezart Taçin se monopolizonte tregun e naftës, është monitoruar për lidhje të dyshimta me personazhe që lëvizin fijet e oligarkëve rusë në Shqipëri, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me rënien e Taçit, Kuqi arriti të fuste duart në rafineritë e ARMO, si dhe të zgjaste fijet klienteliste me segmentet e Rilindjes.

Sakaq, kujtojmë se ai gjithmonë ka cenuar tregun duke e shitur naftën me çmim më të shtrenjtë. Madje kompania e tij ishte e para që nisi rritjen e çmimit të naftës në vitit 2022 me 239 lekë për litër. Vetëm disa qindra metra larg prokurorisë dhe Autoritetit të Konkurrencës , “Eida” e shiste një litër benzinë 239 nga 180 lekë që ishte.

Epo oligarkët e naftës janë ata që vendosin vet çmimet e karburanteve, ndërsa Bordi i Transparencës u vërtetua që është fiktiv.

Lexo edhe: Tenderi për arnim rrugicash/ Rakip Suli i fal Shpresa Nikës 325 MLN Lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimFrident KuqitKarburantnaftetender pa gare

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Aktori mban fjalën! Del lakuriq pasi Napoli fitoi Seria A

Aktori mban fjalën! Del lakuriq pasi Napoli fitoi Seria A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com