GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kulla në mes të Vlorës po ndërtohet nga Olsi Rama

21:13 - 08/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kulla në mes të Vlorës po ndërtohet nga Olsi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga Gjirokastra kryeministrin Edi Rama se ka frikë nga debati.

Berisha denoncoi se në Vlorë po ndërtohet një kullë shumëkatëshe, të cilën e quajti përbindësh, nga Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës.

“Nuk pranon të dalë përpara, para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë, hajde dalim në studio ose në shesh, të kthejmë xhepat, tu përgjigjemi shqiptarëve për çdo pyetje që ata kanë, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjarët e tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, kanë fituar me qindra tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radhë. Nuk del dot, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama”, tha Berisha. 

“Qytetarët për të janë të shpërfillur. Ju e shifni si kalon nga takimi në takim, me një fjalor të varfër me 5 fjali, banal, të turpshëm, zorra qorre, zorra e hollë, kështu më tha gjyshja, kështu më ka thënë gjyshja, nuk kam motër se je çun i mirë, apo po votove opozitën nuk të jap para. Shikoni logjikën e një cubi, e një njeriu që nuk asnjë lloj norme, standardi moral, jo më demokratik. Me të gjitha këto, çfarë tregon ky, përçmimin ndaj qytetarëve. Tregon se ky nuk ka asnjë respekt për qytetarin. Përpiqet me fraza të tilla të vendosë një perde.  Nuk pranon të dalë përpara, para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë, hajde dalim në studio ose në shesh, të kthejmë xhepat, tu përgjigjemi shqiptarëve për çdo pyetje që ata kanë, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjarët e tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, kanë fituar me qindra tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radhë. Nuk del dot, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama”, shtoi.

“Nuk del dot sepse thotë unë firmos, fap, fap, fap dhe pap, pap, pap. 420 milionë euro djegësa që nuk ekzistojnë kërkund, ndërmarrja falso me të cilën po vjedh shqiptarët. Nuk del dot se me dufet e tij të urrejtjes ndaj fjalës së lirë, mbylli televizionin dhe tani çdo shqiptar do të paguajë gjobën që i vunë Shqipërisë, 120 mln euro për Agon Channel. Po të tilla janë një seri procesesh dhe ky borxh për ne do të shkojë në 1.6 miliardë euro.  Sa janë 1.6 miliardë euro? Janë më shumë se rrogat e dy viteve të të gjithë shqiptarëve. Nuk del dot sepse nuk mund të justifikojë mashtrimet e tmerrshme që u ka bërë qytetarëve. Nuk lejon të dalë as mafian e tij. Ky Golemi këtu që është edhe mjek, që është edhe turpi i mjekut. Erdha këtu para nja 10 ditësh dhe një djalë, një qytetar i ri u nis në mesnatë për në Tiranë për të operuar apendicitin, sepse Golemi e ka mendjen tek pasurimi i tij. Këta janë të shkëputur nga qytetarët, krejtësisht. Kudo që shkoj, del ky Golemi tani këtu me Dorjanin, nuk del dot sepse ka vjedhur, ka mashtruar, nuk del dot sepse ai nuk është kandidati juaj, sepse është kandidati i Edi Ramës, nuk del dot, asnjë prej tyre nuk dalin.  Çfarë sekti janë këta, çfarë i lidh këta me qytetarët që nuk guxojnë të dalin para tyre, për të ju dhënë llogari. Kudo që shkoj kam kënaqësi të madhe, dëgjon programe. Këtu dëgjova të Dorianit, në Sarandë dëgjova të zotit Cikuli dhe me radhë. Programe njerëzish seriozë, qeveritarësh të vërtetë, programe qytetarësh të cilët ju kanë dëgjuar ju, kanë diskutuar me ju, kanë bërë projektet dhe vijnë të qetë para jush, vijnë të votuar nga ju. Kurse këta nga vijnë? Nga vjen kandidati i Libohovës, i Mirela Sherrit. I implikuar me drogë, me procese penale, në prokurori dhe kudo. Kështu janë në tërësi këta. Pa le më tmerri i Tepelenës, Tërmeti i cili në çdo variant të përkthyer shqip e ka emrin tmerr”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Aktualitet

Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë

12:33 - 17/03/26
‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze
Aktualitet

‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

12:26 - 17/03/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë
Aktualitet

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

12:12 - 17/03/26
Para
Haaland në Bernabeu, i ati i sulmuesit ‘provokon’ thashethemet

Haaland në Bernabeu, i ati i sulmuesit ‘provokon’ thashethemet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Aktualitet

Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë

12:33 - 17/03/26

Avokati Altin Goxhaj u shpreh se Shqipëria nuk disponon më një ushtri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke theksuar...

Lexo më shumë
‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

12:26 - 17/03/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

12:12 - 17/03/26
“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”, Balla i përgjigjet Nokës: Kjo është vepër penale

‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një

11:53 - 17/03/26
Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor

11:22 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com