Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka denoncuar përpjekjet e qeverisë së Edi Ramës për t’i bllokuar opozitës çdo shteg në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke përdorur banditë me uniformë policie.
Në deklaratën nga selia blu, Garo i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të tërheqë menjëherë policët e kthyer në banditë, si dhe OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.
DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO
Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo çdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e rrugaçërisë.
Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit Bashkë Fitojmë. Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhrin e mbylljes në dorë.
Përpjekja për t’i mbyllur opozitës çdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundra.
Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos çdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëpër lokale e shtëpi të mbështetësve të opozitës.
Jo larg Cërrikut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale.
Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e Bashkë Fitojmë, cubat e tij në Lushnjë duan që Ramës të mos ja zërë sytë asgjë e pahijshme.
Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.
Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administrate, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve.
Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbështetjen e policisë, u bëjnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.
1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policisë Pukë, thërret ne zyre qytetaret dhe vartesit e tij duke u bere presion mos te dalin të votojnë ne te kundert do kenë pasoja.
2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para per blerje votash ne Puke.
3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan.
4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet.
5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur
6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur
6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur
7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur
8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur.
9-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-se Fushe-Arrez, kërcënon njerëz
10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash
Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë.
Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici.
Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta.
Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre.
Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej.
Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë.
I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.
Discussion about this post