Teksa na ndajnë katër ditë para zgjedhjeve, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bashkia Memaliaj, ka denoncuar atë që po u bëhet zgjedhësve, për të mos shprehur vullnetin e tyre me votë. Albert Malaj, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Memaliajn,
Denoncimi vjen pas ngjarjes që i ndodhi kryetarit të Njësisë Administrative të Buzit, Fatjon Isufi, ku pretendohet se ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar.
Në deklaratën për media thuhet se Isufi, me urdhër të deputetit Laert Duraj, ka ushtruar presion tek mbështetësit e Albert Malaj, dhe i ka kërcënuar me ndëprerjen e ndihmës ekonomike në rast se më 14 maj nuk do të votojnë Gjolek Gucin. Jo vetëm kaq, por ka kërcënuar dy pjestarë të shtabit elektoral të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, që mos të angazhohen në fushatë zgjedhore, pasi do t’i çojë në burg.
Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” akuzon policinë Gjirokastër, se është palë në këtë konflikt, ku pretendohet se ka deformuar qëllimisht faktet dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur me të vërtetë skandali në Buz i një dite më parë.
DEKLARATA:
“Koalicioni opozitar BASHKË FITOJMË po konstaton përditë skandale të njëpasnjëshme të aktivitetit ilegal të strukturave shtetërore në Bashkinë e Memaliaj me qëllimin kryesor presionmin e zgjedhësve dhe deformimin e vullnetit të tyre më 14 maj. Konkretisht dje kemi konstatuar me fakte dhe prova sesi kryetari Njësisë Administrative të Buzit Fatjon Isufi, ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar që është edhe për pak ditë në krye të Bashkisë së Memaliajt.
Fatjon Isufi dje me urdhër të deputetit Laert Duraj, ka ushtruar presion tek mbështetësit e kandidatit tonë Albert Malaj dhe i ka kërcënuar me ndëprerjen e ndihmës ekonomike në rast se më 14 maj nuk do të votojnë Gjolek Gucin.
Fatjon Isufi dje ka kërcënuar dy pjestarë të shtabit elektoral të kandidatit tonë që mos të angazhohen në fushatë zgjedhore, pasi do t’i çojë në burg. Administratori i Buzit dje, ka provokuar një situatë konfliktuale gjatë mbërritjes në Buz të kandidatit tonë fitues Albert Malaj. Ky provokim ka pasur sigurisht edhe asistencën e Policisë së Memaliajt me actor kreun e saj Altin Zeqirin. Situata dje ka qenë në prag të konfliktit provokuar nga Fatjon Isufi nën dirigjimin e deputetit Laert Duraj dhe kukullës së tij në Bashkinë e Memaliajt Gjolek Guci.
Shoqërimi në polici i dy pjestarëve të stafit elektoral të kandidatit tonë, është shoqëruar me një reagim të madh prej qytetarëve të Memaliajt të cilët janë okupuar para stacionit Policor duke kërkuar shpjegime dhe denoncuar aktivitetin presionues dhe kërcënues të Fatjon Isufit në zonë me ndërprrje të ndihmës ekonomike familjeve të varfëra. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës sot përmes një deklarate, është bërë palë në këtë konflikt të paprecedentë pasi ka deformuar qëllimisht faktet dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur me të vërtetë skandali në Buz i një dite më parë. Deklarata e Policisë së Gjirokastrës, është fund e krye më e pakta një deklaratë e papërgjegjshme, e qëllimshme, dhe aq më keq ka marrë atributin e gjykatës duke thënë se dy aktivistët tanë paskan “kanosur në krye të detyrës Fatjon Isufin kryeadministratorin e Buzit”.
Kjo deklaratë e shpërndarë mediave mëngjesin e sotëm, është më e pakta skandaloze dhe më e shumta vepër penale në ngarkim të kreut të saj Ardian Çipa i cili qëllimisht ka deformuar faktet dhe provat në favor të mos zbardhjes së ngjarjes.
Normalisht që kur në krye të Policisë së Gjirokastrës është Ardian Çipa, i njohur dhe i denoncuar shumë herë nga opozita për shumë afera kriminale në të kaluarën e afërt, nuk ka sesi e vërteta të zbardhet, por të njolloset me fakte të rreme.
Policia e Ardian Çipës në Gjirokastër në vend që të merret me denoncimin e bërë 10 ditë më parë nga kandidati ynë për Bashkinë e Memaliajt për qarkullimin e një xhipi me targa false nën pronësi të administratorit të Krahësit duke shpërndarë ushqime dhe para në këmbim të votës, merret me deklarata të qëllimshme për të shtrembëruar realitetin për të mos thënë që është në sinkron me pushtetin.
Kandidati ynë Albert Malaj ka denoncuar shefit e Stacionit Policor të Memaliajt Altin Zeqirin pasi ky i fundit ka lejuar qarkullimin lirshëm të këtij xhipi me targa false duke kaluar nën hundën e patrullave policore të stacionuara në zonë. Kjo është dëshmi e qartë sesi Policia e Shtetit bëhet palë me pushtetin.
Për sa më lart, Koalicioni BASHKË FITOJMË dhe kandidati për Bashkinë e Memaliajt Albert Malaj, do të vërë në dijeni përfaqësinë e OSBE/ODIHR për të faktuar ngjarjen e plotë, si dhe veprimtarinë ilegale të Fatjon Isufit, Laert Durajt dhe Gjolek Gucit.
Ndërkaq u bëjmë thirrje organizmave ndërkombëtarë të ndërhyjnë sa më shpejt për të qetësuar situatën pasi njerëzit po kërcënohen me bukën e gojës dhe me burg nëse votojnë për kandidatin tonë.
Kandidati dhe deputeti i Rilindjes në Memaliaj, të ndodhur nën panik po ndërmarrin akte të tilla në kushtet kur dyert po u mbyllen nga vetë socialistët e ndershëm. Përgjigja do të jetë ajo që do t’u shkaktojë dhe shpërblejë atyre të gjithë këtë veprimtari ilegale dhe kriminale ndaj zgjedhësve në Memaliaj”.
Discussion about this post