GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Banorët: Duan rryshfet edhe për të rregulluar shtëpitë me lekët tona

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët: Duan rryshfet edhe për të rregulluar shtëpitë me lekët tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, shprehet se njësia Administrative Zall Bastar është një nga zonat e goditura nga tërmeti i tre viteve më parë, por e braktisur nga bashkia.

Shembull konkret i braktisjes nga bashkia është familja me gjashtë anëtarë e Xhavit Kodrës, e cila vuan ende pasojat. Shtëpia e tij është gati e pabanueshme për shkak të çarjes së mureve dhe dëmtimit të rëndë të çatisë. Tre vite nga tërmeti, Bashkia Tiranë dhe Njësia Administratrive nuk i kanë dërguar ende një komision për verifikimin e dëmeve.

Duke parë neglizhencën e Bashkisë, Kryefamiljari është i gatshëm që ta ristaurojë vetë shtëpinë e tij, por akuzon Bashkinë Tiranë se kërkon rryshfet për t’i dhënë një leje.

Ai thotë se fqinjët e tij janë dëmshpërblyer, ndonëse disa prej tyre nuk jetojnë më në Zall-Bastar, por në kryeqytet.

“Kam shkuar te Njësia Zall Bastar dhe më thanë të bësh aplikimin, hiç. Kam shkuar në Tiranë, kam dërguar djalin fare, hiç. Tani, pasi ka dy ose tre muaj kjo punë, më thirrën djalin poshtë dhe i thanë hajde të bësh aplikimin edhe një herë. Shkova dhe bëra aplikimin sërish, asgjë prapë. Edhe i them vetë gojarisht këtij që herët; Ore si ka mundësi shtëpia ime kështu, apo sepse unë jam i djathtë?”

Silvi Bardhi: Pra shtëpinë tuaj nuk po ju lejojnë as ta riparoni me paratë tuaja? Nuk po ju japin leje? Po pse nuk po ju japin leje?

Xhavit Kodra: Nuk na japin as leje as asgjë hiç, fare. Duhet të paguash lejen.

Silvi Bardhi: Çfarë pagese duan ata? Kërkojnë rryshfet?

Xhavit Kodra: Po!

I zoti i shtëpisë është i gatshëm të ristaurojë vetë shtëpinë ndonëse kushtet ekonomike të familjes Kodra janë të rënda, me pensione, me punë sezonale dhe pa ndihmë ekonomike.

Xhavit Kodra: Nuk më lënë as ta riparoj. Shkoj të nxjerr lejen. Lejen edhe mund ta nxjerr, por jo pa 6 ose 7 milionë lekë që të ti jap e tua fus në xhep, jo! As nuk janë interesuar fare. Shkova dhe i thashë atij “hajde më sill komisionin nga poshtë që të shohë shtëpinë time. Jo, më tha, s’kam për të sjellë komision për ta parë!”

 

 

Etiketa: Kryesore1rushfetShtëpi

Lajme të lidhura

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika
Breaking Views

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Para
Nga seksi me Ronaldon te pozat “hot”, 37-vjeçarja “djeg” Instagramin

Nga seksi me Ronaldon te pozat “hot”, 37-vjeçarja “djeg” Instagramin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26

Protestat qytetare në Tiranë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare për qendresën e krijuar prej qindra ditësh në shesh, dhe...

Lexo më shumë
“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com