GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani: Kushtetuta e Kosovës, pikënisja e statutit të Asociacionit

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Kushtetuta e Kosovës, pikënisja e statutit të Asociacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pikënisja për statutin e Asociacionit duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës dhe jo propozime nga Serbia që kanë synim krijimin e një Republike serbe në Kosovë.

Në një intervistë për “Atlantic Council” në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Osmani, bëri thirrje që procesi i dialogut të mos bjerë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti edhe autokrat.

“Pikënisja do të duhej të ishte Kushtetuta e Kosovës dhe jo një propozim nga Serbia, që synon krijimin e një republike tjetër si ajo e Dodikut në rajonin tonë, që ka për qëllim të shkatërrimit të mëtutjeshëm dhe të na kthej të gjithëve në të 90-tat. Kjo do të duhej të refuzohej unanimisht si një model i rrezikshëm dhe mos të shihej si bazë për negociata”, theksoi Osmani.

Osmani shtoi se Kosova është e gatshme të ofrojë modele për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sistemet më të mira evropiane. Për këtë ajo tha se grupe ekspertësh po punojnë tash e një kohë të gjatë që dhjetë parimet që janë propozuar si draft-vizion më 2 maj në Bruksel, të bëhen dispozita konkrete kushtetuese dhe ligjore.

E pyetur për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, ajo tha se duhet gjetur një rrugë për të shkuar përpara. Por, theksoi se Kisha Ortodokse në Kosovë i ka gjitha siguritë se askush nuk do t’ia prek pronat.

Ndërkaq, theksoi se nga partnerët ndërkombëtar kanë marrë garanci se Kosova do të përkrahet për t’u përfshirë në Partneritetin për Paqe në NATO. Më 2 maj, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel është prezantuar draft-statuti për Asociacionin, i përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb. Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet kosovare, përkatsisht nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./KosovaPress/

Etiketa: Asociacioni i komunave serbe ne KosoveKosovaKushtetuta e KosovesVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Para
Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com