GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Familjarët e kryebashkiakut socialist po kërcënojnë bizneset”

16:29 - 11/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Familjarët e kryebashkiakut socialist po kërcënojnë bizneset”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha ka denoncuar sot familjarët e kryebashkiakut në detyrë, Blerim Shera, se po kërcënojnë bizneset e zonës për t’u marrë atyre votën në 14 maj.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Hoxha, tha se familjarët e Sherës janë identifikuar dhe do të denoncohen, teksa i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare, OSBE dhe SHBA që të monitorojnë nga afër situatën në Vorë.

Deklarata

“Edi Rama, Erion Veliaj dhe pushteti i Rilindjes, të trembur nga humbja në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme, po përpiqen të blejnë dhe frikësojnë votuesit. Kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset ne bashkinë Vorë. Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i çojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike.

I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne kemi të identifikuar çdo person, çdo mjet dhe çdo targë makine të cilat janë marrë me qira vetëm për të kryer aktivitete kriminale në funksion të manipulimit dhe deformimit të vullneti politik të qytetarëve të Vorës. I bëjë thirrje institucioneve ndërkombëtare, OSBE-ODIHR, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dhe selive diplomatike në Shqipëri të monitorojnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë. i bëjmë thirrje të shtojnë numrin e vëzhguesve në këtë bashki, pasi atje po kryen krime elektorale nga persona me precedentë penal”, tha ai.

“Paratë e korrupsionit, që e kanë e ka çuar atë bashki në falimentim, paratë e drogës dhe krimit janë duke u përdorur për të blerë vota, për të kërcënuar njerëz dhe për të manipuluar rezultatin elektoral. Gjithashtu, i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë të vëzhgojë dhe të marrë masa për të parandaluar aktivitetet kriminale që janë duke u kryer ditën për diell në Vorë. Ky është një detyrim ligjor që policia e shtetit ka në raport më qytetarët e Vorës. Në të kundërtën, do të konsiderohen si bashkëpunëtor në krim. U bëj thirrje qytetarëve të Vorës, që në datën 14 maj të dalin të votojnë masivisht. Të dalin të votojnë për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit në Vorë dhe për te filluar një qeverisje të re lokale, që ka në qendër qytetarët dhe jo interesat e krimit. I siguroj se çdo votë e tyre do të mbrohet, çdo votë e tyre do të numërohet. Ne kemi marrë të gjitha masat për ta garantuar vullnetin e tyre. Vullneti i popullit të Vorës për ndryshim nuk do të pengohet nga asnjë kërcenim, nga asnjë shantazh dhe asnjë pushtet me paratë e korrupsionit. Jam i bindur se në Vorë, me vullnetin e qytetarëve të saj ne do të korrim një fitore spektakolare”, shtoi.

Etiketa: Blerje votashIndrit HOXHAvore

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Regjistrimi i grupit Alibeaj në zgjedhje – Si votuan anëtarët e KAS

Numëruesi i katërt, PL ankimon vendim e KAS

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com