GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i Fredi Bejlerit, ja çfarë deklaron Roland Bejko

16:37 - 12/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Fredi Bejlerit, ja çfarë deklaron Roland Bejko
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i grupit të Alibeajt, për kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko iu është bashkuar reagimeve për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë, nën akuzën për shitblerje votash. Bejko deklaroi se shpreson që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të mos jetë i përfshirë në këtë aferë korruptive për zgjedhjet, pasi një fenomen i tillë do të na kthejë 32 vite pas.

Ndër të tjera ia ka theksuar se çështja e tij është një çështje delikate pasi nëse do të dalë i pafajshëm atëherë do të kemi prishje të imazhit të Shqipërisë në BE dhe do të ketë një ndikim në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët tanë Greqinë.

“Dënoj çdo lloj tentative për blerje vote nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe PS-ja pasi nga PD-ja nuk mendoj se arrin deri këtu. Bota e politikës se vjetër prej 32 vitesh nuk ka si ti shpëtojë nga fenomeni i blerjes së votës. Nëse Beleri e ka kryer një gjë të tillë le të mbajë përgjegjësi, nëse do të jetë instumentim do të jetë prishje për imazhin e Shqipërisë dhe ndikim në raportin me Greqinë.

Athina ka qenë shumë korrekte në reagimin e saj. Ka pasur disa reagime, nga ana e grekëve, por nëse drejtësia do të vërtetojë që ai është i implikuar në blerjen e votave ai do të dënohet njëlloj siç mund të ndodhte nëse dhe unë do të isha në vendin e tij. Në rastin konkret nëse drejtësia vërteton se ai është fajtor të marrë dënimin e merituar, nuk do të thotë që të jesh minoritar nuk mund të prekesh. Janë çështje sovraniteti dhe integriteti të çdo vendi. Nëse del se kemi instrument politik do të kthehet në bumerang, për vetë qeverinë dhe drejtësinë shqiptare dhe do të dalë qesharak.

Athina është shumë sensitive për çështjen e minoritetit në ditë zgjedhje, pasi janë vetëm disa minoritarë të përfshirë në zgjedhje, nëse del se zoti Beleri është i pafajshëm qeveria shqiptare do të ketë një raport të fortë nga BE dhe imazhi i Shqipërisë do të jetë më keq seç është tani. Do të vijojmë në narrativën 32-vjeçare që nuk bëjmë dot zgjedhje të lira dhe demokratike”, pohoi ai në Abcneës.

Ndërkohë në lidhje me thirrjen e Belerit para disa ditësh për helenizimin e Himarës dhe për mbrojtjen që Berisha i bëri deklaratës së tij, Bejko është shprehur se Sali Berisha është një figurë politike që bën çdo gjë për mbrojtjen e të vetëve dhe çdo gjë për të shkatërruar e ofenduar kundërshtarët.

Kandidati i PD-së për Tiranën është shprehur se Beleri e nisi keq fushatën e tij, pasi risolli në vëmendje edhe një herë nacionalizmat që për të tashmë duken si mbetje të shekullit të kaluar.

Etiketa: arrestimiBejkobhejleri

Lajme të lidhura

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Para
Himarë/ Fredi Beleri konfirmon kandidaturën si kryetar bashkie

Kush është Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare më 17 prill në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com