GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U sekuestruan pasuritë, dërgohen për gjykim dy vëllezër në Durrës

12:04 - 13/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U sekuestruan pasuritë, dërgohen për gjykim dy vëllezër në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim biznesmenin Gëzim Sallaku, vëllain e tij, Saimir Sallakut dhe mikut të tyre Rabi Kurti, të cilët akuzohen për pastrim parash.

Akuzat

Më herët prokuroria e Durrësit është shprehur se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge. Në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga trasfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku, srl në Itali janë trasferuar si borxhe te Rabi Kurti.

Me paratë e Panamasë dhe të tjera vëllezërit Sallaku kanë ndërtuar vila, kanë blerë troje dhe kanë ngritur biznese të ndryshme në Shqipëri. Prokurori Afrim Shehu ka dalë në konkluzionin se pasuritë e vëllezërve Sallaku mikut të tyre Rabi Kurtit janë produkt i veprimtarisë kriminale për këtë shkak i vendosi pronat nën sekuestro. Në dosjen e akuzës theksohet gjithashtu se poseduesit e pronave krijuan dokumenta false që të justifikonin burimet e paligjshme të krijimit të tyre.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në përfundim të hetimit paraprak, dërgoi për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurve:

Personi Juridik: “G.S.” Sh.p.k, e administruar nga G.S;

Shtetasi G.S.;

Shtetasi S.S.; dhe

Shtetasi R. K.

Të gjithë personat e mësipërm, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer sipas germës “d” të paragrafit të “1” dhe në bashkëpunim) parashikuar nga neni 287 pgr. 2 të Kodit Penal.

Nga hetimi rezultoi e provuar vepra penale për të cilën janë akuzuar dhe nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve G.S., S.S., R.K. dhe personi juridik “GS” sh.p.k.

Në funksion të këtij hetimi, me vendimin nr. 221, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës janë sekuestruar pasuritë e më poshtme:

Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;

13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;

Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;

Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;

Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;

Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe

Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K.

 

Etiketa: DurrësKryesore1SEKUESTRUANvellezer

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
“Rama i ka borxhe Erdoganit”/ Kathimerini nxjerr zbuluar “ish-basketbollistin”?

“Rama i ka borxhe Erdoganit”/ Kathimerini nxjerr zbuluar “ish-basketbollistin”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com