Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se një epokë e re do të fillojë në klub pas largimit të Sergio Busquets.
Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në qershor kur t`i ketë mbaruar kontrata, duke i dhënë fund një epoke shumë të suksesshme në klub.
Tridhjetë e katër vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Barçën që nga bashkimi i tij me ekipin e parë në vitin 2008 nën drejtimin e ish-trajnerit, Pep Guardiola.
Ai ka bërë mbi 700 paraqitje deri më sot, ku ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve të Evropës si dhe tetë herë Ligën spanjolle.
“Një epokë e re po fillon. Janë lojtarët si Gavi dhe Pedri. Shpresoj që ata të ndjekin gjurmët e Busquets dhe të arrijnë aq shumë sukses sa ai”, ka thënë Xavi në një konferencë shtypi të shtunën.
Discussion about this post