Kryetarit të KQZ, Ilrjan Celibashi i dalin lakrat e tenderëve qysh në mëngjes. Dyshimet se po abuzohet me paratë e teknologjisë së zgjedhjeve janë provuar dhe pajisjet që kanë kushtuar afro 26 milionë dollarë, nuk kanë funksionuar në shumë qendra. Megjithëse, nuk ka SPAK që ta tremb Celibashin, ka Zot! I ndodhi vetë Celibashit që pajisja e identifikimit elektronik nuk punonte. Ky zyrtar nuk është më për të drejtuar dhe administruar zgjedhjet, por të kujdeset të gjejë një avokat të mirë, se është për në burg.
Celibashi abuzoi me tenderin.
Dy muaj më parë, në mënyrë të dyshimtë, KQZ dha një tender me “Red flag”, haptazi në shkelje të ligjit të prokurimeve. Është rasti kur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesin e tenderit, me objekt “Implementimi i projekt pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Në datën 20 mars, KQZ-ja nxori njoftimin e mësipërm, duke shpallur fitues firmën “Smartmatic International Holding B.V”, me adresë në Amsterdam, Holandë.
Kompania ofroi 6.326.957 USD, ndërsa në tender morën pjesë edhe dy firma të tjera, ku “CGTS Corp Inc” ofroi 14 milionë dollarë dhe “R&T” Sh.p.k ofroi 692.928.800 lekë pa TVSH. Oferta e “R&T” ishte më e ulta, por ajo u s’kualifikua.
Theksojmë se kompania ka të regjistruar në KQZ vetëm administratorin, ndërsa pronarët mbeten anonimë. Këta pronarë duhet të jenë miq të Celibashit!
Miku i vjetër i Celibashit
Më 5 janar 2021, u bë e ditur se nga 6 kompani që u ftuan për këtë tender, operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH. Pra e njëjta kompani mori nga Celibashi 20 milionë dollarë për një sistem që nuk funksionon.
Prova më e mirë
Që në orën 7:00, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.
“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Celibashi.
Ndërsa për mediat ai tha se “Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transporti janë bashkuar në mënyrë mekanike USB është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”. Pra, provë më të mirë të vjedhjes së parave të sistemit të votimit nuk ka!
Lexo edhe: Celibashi: Pajisja elektronike e votimit 100% e sigurt
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post