GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Takohen në Bruksel liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

17:26 - 14/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Takohen në Bruksel liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liderët shtetërorë të vendeve kaukaziane, Armeni dhe Azerbajxhan u takuan kokë më kokë, ditën e sotme në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy vendeve.

Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm, Nagorno-Karabak.

Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.

Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës.

Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit.

Të premten, Qeveria armene njoftoi se një ushtar armen u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat azerbajxhanase.

Të enjten, një ushtar azerbajxhanas u vra dhe katër ushtarë armenë u plagosën gjatë përleshjeve.

Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin se po tenton “të minojë bisedimet” në Bruksel dhe tha se “ka pak” shanse për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes gjatë takimit me Aliyevin.

Këto dy shtete fqinje kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno-Karabakut (e njohur si Republika e Artsak nga armenët), një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.

Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno-Karabag, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.

Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të një korridori, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin kontestuar.

Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike.

Etiketa: armeniaazerbajxhanBE

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Xhixho: Merrni pjesë në votime për të ardhmen tonë

Apeli nga PL: Të votojmë masivisht!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com