GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bejko thirrje qytetarëve: Jepuni leksion atyre që kanë mbajtur…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bejko thirrje qytetarëve: Jepuni leksion atyre që kanë mbajtur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i PD, Roland Bejko për bashkinë e Tiranës ka reaguar pak orë para mbylljes së procesit zgjedhor ku në një komunikim për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit.

Bejko thekson se qytetarët duhet të votojnë masivisht gjatë këtyre orëve pasi vota e tyre ka rëndësi madhore për vendin, pasi politika e vjetër po përpiqet t’i ofrojë tyre një klimë tensioni.

Në thirrjen e tij për qytetarët, Bejko thekson “Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës”.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, sot është dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka rëndësi madhore për Shqipërinë, ndaj ju ftoj të dilni masivisht në këto orë të mbetura e të votoni.

Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properëndimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj.

Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund ti jepni fund politikës së vjetëre që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin.  Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të japin këtë kontribut jetik për demokracinë dhe të ardhmen tonë. Politika e vjetër po përpiqet sot më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32 vjeçare, por ne e dimë, ju e dini, se këto zgjedhje janë për gjithë shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës që e ka mbajtur peng Shqipërinë. Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës.

Ndaj në emër të PD, në emër të të të ardhmes tonë, ju bëj apel ju të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë:

Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni.

Etiketa: Bejko

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Zgjedhjet – Çfarë po ndodh në Rrogozhinë? Ndërhyn Policia

Zgjedhjet - Çfarë po ndodh në Rrogozhinë? Ndërhyn Policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet