GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarja tragjike në Itali, babai i Matias do vriste edhe ish-gruan e do digjte shtëpinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja tragjike në Itali, babai i Matias do vriste edhe ish-gruan e do digjte shtëpinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Itali, ku polaku Mirko Tomkow qëlloi me thikë djalin e tij të vogël duke i marrë jetë.

Mediat italiane, bëjnë më dije se objektivi i tij nuk ishte vetëm Matias i vogël, por edhe ish-bashkëshortja e tij shqiptare Mariola, dhe më pas t’i vinte flakën shtëpisë në ndërtesën në Stradone Fazi civil 6 në Cura di Vetralla.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë, të koordinuara nga kryeprokurori Paolo Auriemma dhe Stefano D’Arma, për të rindërtuar atë që ndodhi në atë shtëpi nga ora 13.30 deri në 15.30 të martën e kaluar, përcjell.

Nisur nga fakti kur Matias i vogël, 10 vjeç, u çua në shtëpi nga daja, i cili kishte shkuar ta merrte kur doli nga shkolla, derisa nëna e tij e gjeti të vdekur nën shtrat.

Hipoteza është se Mirko Tomkow e ka paramenduar veprimin, pasi mësohet se pas lidhjes me Mariola Rapaj ai e ka keqtrajtuar. Për shkak të dhunës, ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër-mbrojtje në shtator të këtij viti. Situata agravoi në mes të tetorit polaku tentoi të vrasë veten, por karabinierët mbërritën në kohë dhe e ndaluan. Pas ndalimit ai rezultoi pozitiv me Covid dhe kaloi 21 ditë në karantinë në një hotel në Romë. Besohet se gjatë kësaj faze ai ka planifikuar edhe krimin e rëndë që do të kryente.

Synimi i tij ishte të vriste gruan dhe djalin e tij dhe më pas të bënte vetëvrasje pasi t’i vinte zjarrin shtëpisë dhe kjo shpjegohet nga zbulimi i rrobave të lagura me benzinë, megjithëse pritet të dalin rezultatet e autopsisë.

Etiketa: ItaliVrasje

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
U arrestua për mashtrim, shqiptari tenton të arratiset 2 herë brenda 12 orëve

U arrestua për mashtrim, shqiptari tenton të arratiset 2 herë brenda 12 orëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com