GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet, reagon ambasada britanike: Të trajtohen problemet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, reagon ambasada britanike: Të trajtohen problemet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri. Në reagimin e ambasadës thuhet se duhet që të trajtohen të gjitha problematikat që kanë dalë në zgjedhje. “Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot”, tha ambasada.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.

Ne mirëpresim gjetjet e raportit në lidhje me një proces përgjithësisht të mirëadministruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht disa vështirësive teknike. Mbështesim inkurajimin e raportit për të trajtuar problemet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, pretendimet për shit-blerje votash dhe presionet ndaj punonjësve të sektorit publik dhe jo vetëm për të votuar në një mënyrë të caktuar. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike, politikanët dhe institucionet që t’i adresojnë këto shqetësime,  përfshirë edhe përmes Komisionit Parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore.

Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë ngushtë me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Si dhe i inkurajojmë të gjithë të fokusohen në mënyrën se si mund t’iu përgjigjen më së miri nevojave te gjithë qytetarët shqiptarë në lokalitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Etiketa: ambasada britanikeTirane

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Putin nënshkruan dekretin e veçantë: Të huajt që shërbejnë në Forcat Ruse do…

Putin nënshkruan dekretin e veçantë: Të huajt që shërbejnë në Forcat Ruse do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com