GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet, Fevziu: Berisha duhet ta shohë të vërtetën në sy

22:27 - 15/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duhet një kandidat i ri”, Fevziu: PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë me Klan News, gazetari Blendi Fevziu analizoi rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023. Duke krahasuar opozitën dhe mazhorancën, Fevziu tha se me bashkitë e fituara, “Bashkë Fitojmë” administron rreth 100 mijë persona krahasuar me 2.7 milionë që administron Partia Socialiste. Në këndvështrimin e Fevziut, Partia Demokratike ka nevojë të jetë e hapur ndaj palëve që janë të gatshëm për të bërë opozitë si dhe për një analizë të thellë.

Blendi Fevziu: Tani ka një rrugë në gjykimin tim dhe aq sa e mendoj unë dhe e besoj që e mendoj sepse kam edhe një ndjeshmëri ndaj opozitës. Do varet shumë se çfarë do bëjë opozita në 3-4 javët e ardhshme. Në qoftë se opozita do bëjë të njëjtën histori, të denoncimit, vjedhjes, pra asnjëri nga njerëzit  e PD nuk do ulet përballë njëri-tjetrit dhe të pyesë çfarë na ndodhi, kush janë gabimet tona që është pyetja më njerëzore.

Partia Demokratike duhet të mblidhet dhe duhet të bëjë këtë analizë të plotë, Partia Demokratike duhet të futet në një proces të plotë hapjeje me të gjithë, jo vetëm me partinë e vulës që ata e konsiderojnë, por me çdo faktor të mundshëm i cili është i  gatshëm të bashkëpunojë kundër mazhorancës pra për t’i bërë opozitë kësaj mazhorance. Duhet të hapet ndaj çdo faktori tjetër, sidomos ndaj të rinjve që është në situatë dramatike.

Sipas një studimi të ri, shton Fevziu, 18% më shumë të rinj anojnë majtas dhe Partia Demokratike është treguar e ftohtë ndaj tyre duke mos u përpjekur t’i afrojë. Në analizën e gazetarit, forca e djathtë do të varet nga reagimi i saj gjatë 4 javëve të ardhshme.

Blendi Fevziu: Partia Demokratike ka vetëm jetike këtë gjë: ka një 4-javësh, një muaj që të shohë të vërtetën në sy, të ndërtojë një strategji që të jetë gati për zgjedhjet e 2025. Në qoftë se do ta shtyjë çështjen siç bëri Basha në 2021 dhe tha beteja tani fillon dhe bëri një kongres ku e duartrokitën të gjithë dhe tha tani ne të vazhdojmë ajo pastaj të çon në këtë situatë sepse këtu ku është PD sot nuk është vetëm situata e sotme.

Sa i përket Sali Berishës, Fevziu u shpreh se është në momentin kur duhet ta shohë të vërtetën në sy dhe nëse mundet, të sforcohet për të hapur dhe çuar përpara partinë.

Blendi Fevziu: Berisha ka momentin e tij historik ta shohë të vërtetën në sy dhe të marrë një vendim. Natyrisht që në kushtet e krijuara në PD nuk ka një zgjidhje pa Berishën por Berisha duhet ta  shohë të vërtetën në sy, të kuptojë rezultatin, të lexojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të bëjë një sforcim të fundit nëse ai ka mundësi ta hapë dhe ta çojë këtë parti përpara.

Në të kundërt  2025 është shumë afër dhe si sot, si nesër do jetë një katastrofë që ai nuk do ta shmangë dot dhe prapë do jetë fundi i tij politik. Pra ka ende një periudhë kohe që të riorganizojë partinë nëse mund ta bëjë këtë por me një kusht, partia ka nevojë për njerëz dhe fytyra të reja. Partia ka nevojë për imazhe të reja, partia ka nevojë për njerëz që besojnë, partia ka nevojë të mbështetet në teza reale të së djathtës.

Etiketa: Blendi Fevziu

Lajme të lidhura

Propaganda vijon! Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria ul me 1 lekë për kWh çmimin e energjisë për abonentët familjarë
Aktualitet

Raporti i OECD: 20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike

13:12 - 26/01/26
Gjendet pa shenja jete 76-vjeçarja në Shkodër, policia: Dyshohet se
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari

12:51 - 26/01/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Aktualitet

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër

12:37 - 26/01/26
Para
Arrestimi i Fredi Belerit, ja çfarë thotë Edi Rama

Arrestimi i Fredi Belerit, ja çfarë thotë Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Propaganda vijon! Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria ul me 1 lekë për kWh çmimin e energjisë për abonentët familjarë
Aktualitet

Raporti i OECD: 20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike

13:12 - 26/01/26

Një raport i OECD mbi çmimet dhe subvencionet e energjisë në Ballkanin Perëndimor vë në dukje se rritjet e mundshme...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete 76-vjeçarja në Shkodër, policia: Dyshohet se

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari

12:51 - 26/01/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër

12:37 - 26/01/26
Ia kërkoi kryeministri Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici

Ia kërkoi kryeministri Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici

12:16 - 26/01/26
Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

11:59 - 26/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com